• |
ide | kryesore

Messi e Ronaldo do ti ëndërronin shifrat e Lewandowskit: 31 gola në 4 muaj!

Sport



Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë një histori më vete, por përreth tyre ka nga ata që efikasitetin e kanë profesion: Robert Lewandowski është një makinë e vërtetë lufte, një vrasës i zonës së penalltisë. Me shifra për Topin e Artë.

Kundër Crvena Zvezda, sulmuesi polak i Bayern Mynih shënoi katër gola në 14 minuta e 31 sekonda – mes të 53’ e 67’ – duke u bërë lojtari i parë që ka bërë poker në Champions League me dy fanella të ndryshme: atë me Bayern, ndërsa në 2013 me Borussia Dortmund kundër Real Madrid. Gjithcka e thjeshtë për gjermanët në Beograd (6-0) e momenti magjik vazhdon për Leëa. Nuk është mbyllur akoma muaji nëntor e sulmuesi është që tani në kuotën 31 gola të shënuar.

Në Bundesliga ka shënuar 16 gola në 12 ndeshje, duke shkuar në gol rregullisht në 11 të parat (3 dygolësha e një tripletë kundër Schalke 04) e ka munguar në takimin me golin vetëm në javën e fundit kundër Fortuna Dusseldorf (por dha asist për 4-0 e Coutinho). Ka shënuar gjithnjë edhe në Champions League: përvec 4 golave në Beograd, një tjetër në ndeshjen e parë me serbët, 3 mes vajtje ardhjes ndaj Olympiacos e 2 kundër Tottenham. Në 20 ndeshje në total me klubin, ka mbetur pa shënuar vetëm në 3. Në kombëtare nuk ndryshon asgjë, pasi polaku ka realizuar 4 gola në 2 ndeshje të kualifikueseve drejt Europianit: 3 kundër Letonisë e 1 kundër Sllovenisë. Në total bëjnë 31 gola në 22 ndeshje e megjithatë nuk ka impaktin që do të kishte bërë nëse këtë bilanc do ta kishte CR7 apo Messi.

Lewandowski nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë e ndoshta mund ta mbyllë karrierën pa qershinë mbi tortë. Por aftësitë e tij realizuese nuk janë surpriza e momentit. Në 13 sezone sulmuesi (lojtar i vitit në Poloni nga 2011 në 2017) ka shënuar 383 gola me klubet e 61 me Kombëtaren. Golat e tij kanë shërbyer për të arritur 7 tituj kampion (2 me Borussia e 5 me Bayern). I mungon Champions, vetëm i ka shkuar pranë në 2013 kur me Borussia humbi 2-1 finalen, në të 89’ kundër Bayern Mynih.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *