• |
ide | kryesore

Video/ Topa dhe fanella për pak buzëqeshje: lojtarët e kombëtares vizitojnë kampin e të prekurve nga tërmeti

F1, Sport, Video



Të gjithë në mbështetje të të prekurve nga tërmeti. Kjo moto që Federata Shqiptare e Futbollit e ka ndërmarrë menjëherë pas tragjedisë së shkaktuar nga liëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit ka sjellë në aksion edhe protagonistët e kombëtares kuqezi. Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi, dy lojtarët e Partizanit dhe përfaqësueses, kanë vizituar kampin e të prekurve nga tërmeti në Fushë-Krujë, për të treguar mbështetjen e tyre në këtë situatë të vështirë.

Pak momente bisedimesh, të qeshura e histori sporti, për ti larguar vogëlushët nga momentet e tmerrit që përjetuan pak ditë më parë. Për fëmijët u dhuruan edhe fanella të Kombëtares dhe topa, për ti rikthyer në një mënyrë apo tjetrën buzëqeshjen e humbur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *