• |
ide | kryesore

T’i thuash “juventin” arbitrit është ofendim: federata italiane gjobit skuadrën umbre

Sport



Eshtë konsideruar nga gjykatësi sportiv i Federatës umbre një ofendim fraza “je një juventin” drejtuar nga disa tifozë arbitrit. Shoqërisë Sf Castiglione del Lago Asd, i është vendosur një gjobë prej 120 euro. Episodi ka ndodhur gjatë një ndeshje të kampionatit under 15 rajonal a1 në Umbria.

Në masën e marrë nga gjykatësi sportiv Marco Brusco është shkruar se “për një pjesë të konsiderueshme të ndeshjes” tifozët e shoqëria në fjalë “ofendonin vazhdimisht arbitrin e ndeshjes me fraza si ‘je një i dështuar, je një juventin, nuk di të bësh asgjë, etj…'”. Arbitri i ka referuar në relacionin e tij në fund të ndeshjes e kështu ka ardhur edhe sanksionimi, si sinjalizon komunikata zyrtare e Komitetit rajonal të Umbria në Figc, Lega kombëtare diletante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *