• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Punonjësit buxhetorë detyrohen të kontribuojnë nga pagat e tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mësues nga disa shkolla në Tiranë, thanë sot për lapsi.al se u është kërkuar nga drejtuesit e tyre që gjysmën e pagës mujore ta kalojnë në një fond solidariteti për familjet e prekura nga tërmeti.

“Ndihma duhet të jetë vullnetare, sipas mundësisë së gjithsecilit në shenjë solidariteti, por kur kërkohet me imponim dhe me një shifër të përcaktuar bën efektin e kundërt”, tha një mësues.

Por mësimdhënësit nuk janë të vetmit që po detyrohen të preken në të ardhurat e tyre. Një shkresë zyrtare (në foton poshtë) u është dërguar sot punonjësve të policisë në Shkodër, me gjasë edhe në rrethe të tjera, ku përcaktohet me urdhër shuma që ata duhet të paguajnë si ndihmë për familjet në nevojë.

Sipas këtij urdhëri, efektivët e Shkodrës duhet të kontribuojnë nga ana financiare për familjet e prekura nga tërmeti, sipas kësaj skeme:

a. Drejtori, Zv/Drejtori dhe Shefat e Komisariateve në masën 5000(pesëmijë) lekë.

b. Shefat e Sektorëve dhe Shefat e Seksioneve në Drejtori e Komisariate në masën 4000 (katërmijë) lekë.

c. Specialistët, ndihmës specialistët dhe punonjësit e tjerë të Policisë në masën 3000 (tremijë) lekë.

d. Punonjësit e tjerë civilë në masën 2000 (dymijë lekë).

Ndërkohë thuhet se edhe punonjësve të Bashkisë Tiranë u është komunikuar fakti se nuk do të marrin shpërblimet e fundvitit, të cilat ishin përcaktuar nga 10,000 lekë deri në 17,000 lekë.

Edhe në institucine të tjera buxhetore flitet se u është kërkuar gojarisht nga funksionarët e tyre që të derdhin si kontribut një pjesë të pagave mujore.

Këto masa detyruese rrezikojnë të dëmtojnë ndjenjën e sinqertë të solidaritetit që u shfaq e fortë gjatë ditëve të vëshira pas tërmetimit. Çdo shqiptar duhet të jetë i lirë të zgjedhë mënyrën që ai mendon për të mbështetur familjet që sot kanë nevojë për përkrahje materiale dhe morale. Detyrimi e vret solidarizimin human. /lapsi.al/



6 Comments

  1. Edhe mjekeve e infermiereve po u behet presion me lista paraprake “se sa mendojne te dorezojne nga rrogat”, me formulare.
    Verifikojeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *