• |
ide | kryesore

Video/ “Bayern ka bërë blerjen e duhur”: Guardiola bëhet qesharak në konferencë, por ndoshta është detaj merkato

Sport, Video



Manchester City ka dominuar 4-1 ndeshjen në Premier League kundër Burnley, në transfertë, por pas ndeshjes një detaj ka bërë një pjesë të komunitetit sportive të qeshë, por jo tifozët e Citizens, që e kanë marrë gafën e Pep Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes, si një të dhënë merkato.

Rodri ka bërë një impact të jashtëzakonshëm në Angli e pikërisht për mesfushorin kanë qenë elozhet e teknikut spoanjoll, që vetëm ka harruar emrin e skuadrës së tij, duke deklaruar se Bayern Mynih kishte bërë blerjen e duhur.

Pak ka vlejtur korigjimi i menjëhershëm i spanjollit, që vendosi duart në kokë pas këtij moment, duke e kuptuar efektin që do të kishte gafa e bërë, në kohën kur Guardiola është përfolur në muajin e kaluar për një akord me bavarezët për sezonin e ardhshëm.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *