• |
ide | kryesore

9-vjeçari përfundon Bachelor-in dhe është gati për doktoraturën

Paparazzi, Slider

Gjeniu 9-vjeçar nga Belgjika, është larguar nga universiteti për shkak të një mosmarrëveshjeje për datën e diplomimit.

Historia e Laurent u komentua gjatë në mediat botërore, pasi u tha se do të ndiqte studimet për inxhinieri elektrike në Eindhoven University of Technology (TUE) në Hollandë. Tani, familja e Laurent-it dhe TUE kanë pasur një mosmarrëveshje në lidhje me përfundimin e studimeve Bachelor. TUE u shpreh se kishin planifikuar që 9-vjeçari të përfundonte studimet aty nga mesi i vitit 2020, për shkak të provimeve që duhet të japë.

Familja e Laurent-it i sugjeroi universitetit që djali të përfundonte studimet Bachelor brenda dhjetë muajve, kur në fakt normalisht studimi zgjat tre vjet. Çifti Simons vendosi që ta largonte vogëlushin nga TUE pasi thuhet se 9-vjeçari ka marrë një ofertë për doktoraturë në një universitet të Shteteve të Bashkuara. I ati tha për CNN se masa e TUE për të zgjatur studimet është një mënyrë për të mos lejuar kalimin e 9-vjeçarit në një universitet tjetër. “Mënyra si po e trajtojnë nuk është e saktë,” tha babai i gjeniut. “Laurent nuk është pronë e tyre.”

Si përgjigje, një zëdhënës i TUE tha: “Ne kurrë nuk përpiqemi t’i mbajmë studentët te vetja.”

  Përsa i përket talentit të tij, prindërit e Laurent-it, Lydia dhe Alexander Simons, mendonin se gjyshërit e ekzagjeronin kur thonin se djali është shumë i zgjuar. Për fat të mirë, talentin e tij e vunë re edhe mësuesit. “Vunë re diçka të veçantë te Laurent,” tha Lydia për CNN në mes të nëntorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu