• |
ide | kryesore

Anne Hathaway, nënë për herë të dytë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Fotot e fundit të shkrepura nga paparacët tregojnë se aktorja Anne Hathaway ka sjellë në jetë femijën e saj të dytë. Anne u fotografua së bashku me bashkëshortin dhe djalin 3-vjeçar, Jonathan. Bashkëshorti i aktores, Adam Shulman, mbante në dorë një karrocë për foshnjë të porsalindur. Në karrocë, vihet re një batanije që të bën të mendosh se brenda ndodhet një bebe.

Po kështu, në një tjetër foto, vihet re se ylli i “Ditari i princeshës” nuk e ka më barkun e rrumbullakosur.

Në 13 nëntor, Anne duhet të merrte pjesë në premierën e filmit “Dark Waters”, por e anuloi duke thënë se “kishte një arsye të shkëlqyeshme” për të mos marrë pjesë. Anne dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman u martuan në shtator të 2012-s dhe janë prindër të një vogëlushi 3-vjeçar, Jonathan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *