• |
ide | kryesore

Shitet në shifra marramëndëse fustani ikonik i princeshë Diana-s

Paparazzi, Slider



Fustani kadif ngjyrë blu i veshur nga Princeshë Diana kur bëri kërcimin e famshmë me aktorin John Travolta është shitur për 347.000 dollarë.

Princesha e veshi fustanin, të realizuar nga Victor Edelstein, në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në nëntor 1985.

Fustani kadife në ngjyrë blu, në gjatësi deri poshtë gjurit, është një nga veshjet më të njohura të princeshës e cila ndërroi jetë në vitin 1997. Fotografitë e Princeshës dhe yllit të Hollywood duke kërcyer në holl nën ritmin e muzikës së “Saturday Night Fever” u panë në të gjithë botën. Ndërsa Travola e përshkroi përvojën si një përrallë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *