• |
ide | kryesore

Një sulmues për të kuruar problemin gol: Teuta prezanton Edi Martinin, që kërkon “të sakrifikojmë në maksimum”

F1, Sport



Një ditë mbeti pa një trajner pankina e Teutës, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, si pasojë e humbjes shkatërruese 4-0 kundër Kukësit. Presidenti Hasanbelliu i kishte idetë e qarta dhe thirri e prezantoi brenda 24 orëve Edi Martinin. Tekniku shkodran, që ka punuar me bregdetarët në 2011, kthehet të drejtojë skuadrën durrsake pas 8 vitesh dhe do të bëjë debutimin në një ndeshje më shumë se të vështirë kundër Partizanit të mërkurën.

Situata në Durrës nuk është ajo më e mira, jo vetëm për rezultate, por edhe kalendarin që Djemtë e Detit kanë përpara: “Pothuajse të gjithë lojtarët i njoh, jo personalisht, por i kam parë gjatë ndeshjeve. Shpresoj të dalim faqebardhë, për të tjerat kemi kohë mjaftueshëm për të diskutuar. Kemi dy ndeshje ku duhet të japim të gjithë maksimumin. Duhet të sakrifikojmë në maksimum, pasi janë dy ndeshje që na mbajnë në garë“, u shpreh Martini gjatë prezantimit.

Pas prezantimit, 44-vjeçari nisi menjëherë nga puna, duke zhvilluar stërvitjen e parë në drejtimin e Teutës. DEtyra e parë është natyrisht ti japë vlerë sulmit. Sindroma e durrsakëve këtë edicion ka qenë përpara portës: 9 gola në 15 ndeshje, sulmi i dytë më i dobët i Superiores. Si një sulmues i spikatur kur luante në fushë, Martini ndoshta do të dijë ti japë besim lojtarëve të tij, për të arritur më lehtë tek goli, duke shpresuar më pas që golat të përkthehen në rezultat. Nën drejtimin e një mesfushori ofensiv si Shkëmbi, durrsakët dinin të mbroheshin mirë, por jo të shënonin, e ndoshta shkodrani me stilin e tij, mund të bëjë kthesën në këtë këndvështrim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *