• |
ide | kryesore

Krijimi i SPAK/ Dritë hijet e kalvarit të Prokurorisë së Posaçme

Kryesore



“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!” Kjo është formula e betimit që kanë shqiptuar sot 8 prokurorë shqiptarë (znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani) të cilët themeluan Prokurorinë e posaçme, Spak. Por ky institucion, që njihet gjërësisht si hallka kyçe e Reformës në Drejtësi për dënimin e kriminelëve të mëdhenj dhe ndëshkimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ka kaluar përmes një kalvari të vërtetë.

Si u vonua ngritja e Spak

SPAK duhet të ishte krijuar që në prill 2017. Në kapitullin e dispozitave kalimtare, Kushtetuta përcakton qartë se ai duhet të ngrihej 10 muaj pas miratimit të reformës në drejtësi, që ka hyrë në fuqi që më 11 gusht 2016. Por gjatë gjithë kësaj periudhe tre vjet e gjysëm, diplomatët e huaj që kanë predikuar ngritjen e tij, janë zhgënjyer njëri pas tjetrit. Exit.al ka bërë një përmbedhje të këtyre premtimeve të pambajtuara…

Si gënjyen ambasadorët

Më 4 shtator 2017, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin deklaroi me bujë se SPAK do të krijohej deri në fund të vitit, pra deri në fund të 2017:
“Do të thoja që Shqipëria po përjeton një moment të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është në fakt reforma më impenjative dhe më komplekse nga të gjitha, është tashmë gati për t’u zbatuar me procesin e vetingut, i cili do të fillojë në më pak se dy javë. Krijimi i institucioneve të reja, si për shembull, prokuroria e posaçme për sa i përket korrupsionit apo krimit të organizuar, e cila do të fillojë [punën] me shpresë nga fundi i vitit”.

Më 5 prill 2018, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në një intervistë për emisionin Opinion, u shpreh plot besim se “SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të krijohen brenda verës”, pra brenda gushtit 2018. Sikurse ne shpjeguam menjëherë pas intervistës, kjo gjë ishte thjesht e pamundur dhe pohimet e Ambasadorit Lu ishin të pavërteta.

Më 1 maj 2018, Ambasadori Lu deklaroi sërish për Top Channel se pengesat për ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKT) ishin kapërcyer dhe ato do të ngriheshin shumë shpejt.

Më 1 shtator 2018, në një intervistë për Top Channel, Ambasadorja Vlahutin deklaroi se “misioni i reformës në drejtësi ishte përmbushur” dhe se SPAK do të krijohej deri në fund të vitit 2018:

Sapo lexova disa ditë më parë të gjithë emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe jam absolutisht jo vetëm shpresëplotë, por, nëse ka vullnet, vullnet politik, të gjitha institucionet mund të jenë plotësisht funksionale deri në fund të vitit, përfshi të rinjtë, mjaft të rëndësishëm për shqiptarët dhe kjo është Prokuroria e Posaçme, SPAK-u, si dhe BKH-ja“.

Por sikurse ne kemi zbuluar, kjo deklaratë ka qenë me vetëdije e genjeshtërt, sepse Vlahutin ishe informuar nga Euralius se KLP nuk do të mund të ngrihej para fundit të vitit 2018, dhe për rrjedhojë SPAK nuk mund të krijohej të paktën para pranverës 2019.

Më 13 shtator 2018, në daljen e fundit publike para largimit nga Shqipëria, Ambasadori Lu deklaroi edhe një herë, këtë herë për emisionin True Story se “SPAK dhe BKH do të krijohen në pak javët e ardhshme”, pra, afërsisht në tetor- nëntor 2018.

Natyrisht, edhe kjo deklaratë ishte e gënjeshtërt dhe Ambasadori ishte në pozitën që ta dinte se premtimi i tij ishte i pamundur.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin u larguan, respektivisht, në shtator dhe tetor 2018, duke lënë pas një reformë në drejtësi në krizë të plotë.
Pasardhësit e tyre vazhduan të njejtën qasje jo transparente dhe jo të sinqertë me qytetarët shqiptarët në lidhje me përparimin dhe vështirësitë e reformës në drejtësi. Edhe ata nuk morën kurrë ndonjë përgjegjësi për dështimin spektakolar të reformës në drejtësi, por vazhduan të bënin deklarata të vetësigurta por të pavërteta për publikun shqiptar.

Në shkurt 2019, Ambasadori Soreca i mbrojti dështimet dhe vonesat e reformës në drejtësi dhe veçanërisht mos krijimin e SPAK me një metaforë pa lidhje, në mos banale:

Reforma në drejtësi është një çështje e ndërlikuar dhe komplekse. […] Është si puna e karburantit, që është dashur pak kohë që karburanti të shkojë tek motori, tani që motori do të ndizet, do të kemi të gjitha SPAK, BKH dhe natyrisht edhe Gjykatën Kushtetuese. Ne po ndjekim strategjinë 2019- 2023. Në fakt karburanti ka qenë naftë, sepse karburanti naftë është më i mirë dhe zgjat më shumë“.

Më 7 maj 2019, në një intervistë për Deutsche Welle, Ambasadori Soreca pohoi:

Në muajt e ardhshëm, SPAK do të filloj punën, do të vendoset Gjykata Kushtetuese dhe ndoshta edhe zbatimi i plotë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore“.

Pas zgjedhjeve të debatueshme të 30 qershorit, duke u përpjekur të krijojë një ide normaliteti të vendit pavarësisht krizës politike, në disa postime në Twitter, sërish Ambasadori Soreca u shpreh se SPAK do të krijohet së shpejti:

Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese përsëri në funksionalitetin e saj. Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të sqarojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve“.

Një SPAK antikushtetues
Pavarësisht nga kalvari i vonesave që e shtynë mbi 3 vjet e gjysëm ngritjen e tij edhe tani që është konstituar, SPAK është ende antikushtetues. Në nenin 148/dh(2) të ligjit themeltar të shtetit thuhet: “Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Ligji vendos kritere të tjera për përzgjedhjen si dhe për procedurën transparente dhe publike të emërimit”.

Por pavarësisht se kushtetuta është e qartë sot ne kemi një Prokurori të Posaçme të ngritur dhe 8 anëtarë të saj që u betuan te presidenti. Por kur u bë kjo kushdo mund të ngrejë pyetjen: Përse kur nuk u ngrit me dhjetë anëtarë siç e donte Kushtetuta, pse nuk vendosën ta konsituonin edhe më parë, me 1, 2 apo qoftë dhe 5 anëtarë? Për këtë dilemë askush nuk ka përgjigje.

3e9337ef-be55-4a0e-8065-7402ef451640

Kur do ngrihet BKH?
BKH është njësia hetimore që do punojë për SPAK. Sipas videove të shpërndara nga ambasada amerkane ajo do të jetë një lloj skuadre speciale, si FBI, e cila do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë, të cilin do ta çojnë në gjykata, prokurorët e Prokurrorisë së Posaçme. Drejtori i BKH zgjidhet nga kreu i SPAK dhe dy prokurorët më me përvojë të këtij institucioni. Por ne jemi ende në pikën që kreu i SPAK, Arben Kraja (lart duke u betuar ne presidence), sapo u zgjodh, dhe ai nuk ka vënë ende gishtin mbi drejtorin e BKH. Vetëm pasi kjo të ndodhë, ky do të zgjedhë stafin e hetuesve të tij. Sipas parashikimeve, këta hetues do të bëjnë kurse dhe do të trajnohen nga agjentë të FBI-së dhe vetëm pastaj mund të fillojnë punë. Pra shkurt ende jemi larg nga fillimi i marrjes në dorë të dosjve të mëdha dhe ende më larg nga dërgimi i peshqve të mëdhenj para gjykatës.

©Lapsi.al



13 Comments

    1. po qe shpeton ky vend le ta pushkatojne liken dhe murgeshen e likes .por kam frike se si likja jane te gjithe keta pisa

  1. Drejtesi per pushtetarin, gangsteri, pareliun dhe te fortin, ka pasur ka dhe do te kete gjithmone ne kete vend. thotë:

    Keta jane viganet qe do te luftojne sistemin e kalbur nga korrupsioni?! Keta jane ata qe do te shembin kete model shteti qe na e solli SHBA ?! Keta jane ata qe do te fusin ne burge hajdutet ne pushtet qe i mbeshtet SHBA?! Kush guxon qe te preki paret dhe hajdutet qe vjedhin per hesap te SHBA, ne Shqiperi?! Ku ishin deri dje, ku i gjeten dhe kush i solli, ore kush jane keta?!

  2. I paemer nga librazhdi kam pa mamin tat. O Kari mos komento ketu ik tek zorri I popullit. O produkt incesti ngjizur bunkerave. Aksident biologjik qe nga stergjyshi. Po ty te ka qire xhaxhi komunisti sekretar partie, e car muhabeti do llafos
    Me ty. Mer edhe mamin te qihet prap se e keni qejfin me te kuqt.

  3. NESE DO JU FUSNIM NE BYTHE NGA NJE KALLUP TRITOLI DHE PASTAJ TU VINIM FLAKEN , ATEHERE KY VEND DO TE KISHTE PAK SHPRESE . ME JU SHPRESA LIND E VDEKUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *