• |
ide | kryesore

Shënoi supergol, por Ronaldo tallet nga Albinoleffe: “Flisni për Cristiano, por kujtohuni për Biava”

Sport



Fluturimi i Cristiano Ronaldo ka impresionuar botën e ka nisur një garë tentativë krahasimesh. Pas golit të portugezit ndaj Sampdoria, në rrjetet sociale kanë plasur krahasimet, kujtimet e talljet. E fundit në listën e pickimeve është regjistruar edhe Albinoleffe, aktualisht në Serie C, me një foto që është bërë menjëherë virale.

“Të gjithë flasin për goditjen me kokë të Cristiano… por duhet të kujtoni sa kërcente BEPPE BIAVA?”. E gjitha e shoqëruar nga një foto e ish-mbrojtësit, që tejkalon plotësisht një kundërshtar gjatë një ndeshje të 2003 mes Albinoleffe e Venezia. E në fakt, mbrojtësi që ka kaluar një jetë në A me fanellat e Palermo, Genoa, Lazio e Atalanta, duket shumë lart në imazhin e treguar, në pikën kur gjunjët i ka në lartësinë e kokës së kundërshtarit. Një goditje me kokë… si Cristiano Ronaldo që vlen një sfidë ironike, duke qenë se Juventus është bërë ‘tagg’ në postim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *