• |
ide | kryesore

Video/ Flamurtari e mbyll si e nisi, dorëzohet 1-3 ndaj Teutës në sfidën e ndërprerë

F1, Sport, Video



Pas ndërprerjes për shkak të kushteve atmosferike, gjithcka në Vlorë rinisi nga minuta e 9, por nëntë minuta më pak të luajtura nuk e shpëtojnë dot Flamurtarin nga humbja, në ndeshjen e fundit të vitit 2019, që kërkoi dy ditë për tu mbyllur. Edi Martini mori fitoren e dytë radhazi që kur është ulur në pankinën e Teutës, e të mos qe për ekipin më të dobët të Superiores si kundërshtar me 1-3 e fiksuar do të ishte menduar edhe një përmirësim i situatës para portës. me Flamurtarin që bën atë që është përpjekur të bëjë gjatë 17 javëve të këtij kampionati, të luajë futboll me mundësitë që ka.

Emiliano Vila sic duket mori masat e portës sepse në të 33′ e gjeti dhe të hapur plotësisht, aq sa mund ti gëzohet një prej golave më të thjeshtë. Të mendosh që tani Flamurtari mund të shënojë dy gola është utopi, edhe pse kuqezinjtë kanë tendencën ta provojnë, pa bindjen e duhur gjithësesi. Teuta e mbylli në sulm pjesën e parë, me dëshirën për të mos komplikuar një ndeshje, që duhej medoemos fituar, por në dhomat e zhveshjes shkojnë vetëm me një gol diferencë për meritë të Moçkës, që ndali goditjen e Avdylit.

Historia nuk mund të përsëritet në pafundësi dhe portieri vlonjat dorëzohet 2 minuta pas rifillimit, në të majtën precise të Emiljano Vilës, që kompletoi dygolëshin personal, duke qetësuar Teutën për një fitore që dukej e sigurtë. Por ndoshta durrsakët u relaksuan shumë sic duket, sepse traversa e Hoxhajt në të 54, në goditjen e fortë të sulmuesit brenda zonës, e tentativa me kokë e Nebihut, gjashtë minuta më pas, i kujtojnë skuadrës së Martinit se ndeshja nuk ishte mbyllur ende. E atëherë përsipër situatën e merr Kallaku, spektakolar në goditjen nga jashtë zone në të 65′, që përfundon në rrjetën e Mockës për herë të tretë.

Është vështirë për një skuadër që ka pësuar 35 gola në 17 ndeshje, të ushtrojë presion pa rrezikuar, si në të 81 kur Nikac shkoi pranë pokerit për Teutën. Një fitore e rëndësishme, që nuk fshihet nga goli i minutës së 89 të Ribajt, një ngushëllim i vakët për gjendjen në të cilën vlonjatët mbyllin 2019 në Superiore, ende pa një fitore, e me Kategorinë e Parë të prenotuar që në dhjetor…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *