• |
ide | kryesore

FOTO/ Një palë mbathje zbulojnë gardianen që flinte me të burgosurin

Lapsi Leaks



Një gardiane në burgun më të madh të burrave në Britani është shfaqur sot në gjykatë e akuzuar për marrëdhënie “të papërshtatshme” me një të burgosur. Ayshea Gunn, 27 vjeç, nga Pant Glas, Johnstown u dënua me 1 vit burg pasi krijoi një lidhje pasionante me njërin prej të burgosurve në Wrexham. Në më pak se 5 muaj ajo kishte shkëmbyer mbi 1200 telefonata dhe shumë foto e video intime me të burgosurin 29-vjeçar, Khuram Razaq.

Policia gjeti në celularin e saj foto me të dënuarin duke u puthur në qeli. Ayshea Gunn deklaroi në gjykatë se ajo i kishte dhënë një llogari bankare një të afërmi të të dënuarit dhe pas pak kohësh aty u depozituan 1500 paund. Ishin kolegët e saj të cilët kërkuan një hetim mbi të pasi kishin dyshime për lidhjen e 27-vjeçares. Nga kërkimet e policisë në qelinë e të dënuarit u gjetën dhe të brendshmet e Ayshea Gunn e cila ja jepte atij fshehurazi.

Résultat de recherche d'images pour "Ayshea Gunn" gardiane 4 gardiane 3 gardiane 2 gardiane 1

gardiane



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *