• |
ide | kryesore

Ibrahimovic duhet t’i rrëmbejë numrat shokëve, ose të zgjedhë numrin më të pazakontë

Sport



Ka entuziazëm të madh rreth ambientit të Milanit për zyrtarizimin e ardhjes së Zlatan Ibrahimovic. Dhe tani që nuk ka më dyshime mbi rikthimin e suedezit tek kuqezinjtë, hapet një tjetër çështje jo pak e rëndësishme: çfarë numri fanelle do të mund të mbajë ai që përgatitet të jetë fari i ri ofensiv i skuadrës pas shtatë vjet e gjysëm mungesë? Një blerje e tillë, e kryer në muajin janar, bën që numrat më të lakmuar të futbollit të jenë rrjedhimisht të zënë: dy nga tre më të kërkuarit nga Ibra i përkasin në fakt lojtarëve të tjerë, 10 është e Hakan Çalhanogly, 11 e Fabio Borinit. Diskutimi analog vlen edhe për numrin 9, kurrë i mbajtur nga suedezi tek Milani (në kohët e tij ishte ende pronësi e Pipo Inzaghi): këtë vit është në fakt në shpinën e Kristof Piatek, që ka braktisur numrin 19 duke mbajtur një fanellë që prej vitesh karakterizohet nga një mallkim i vogël për atë që e vesh tek Milani.

Për këtë arsye është duke marrë terren një hipotezë shumë anormale, por dhe aq magjepëse: ajo sipas së cilës aventura e ardhshme e Ibrahimoviçit nën hijen e Madoninës do të mund ta shohë të veshur me fanellën me numër 1. Një e re thuajse absolute për një sulmues, sidomos sa i përket terrenit italian. Portierët aktual kuqezi kanë bërë në fakt të gjithë zgjedhje të ndryshme: 25 (Pepe Reina), 90 (Antonio Donnarumma) dhe 99 (Gigio Donnarumma). Kjo e bën fanellën më tradicionale, mbajtur nga mbrojtësit ekstrem, pa një pronar të ligjshëm. Zgjidhja krijon në mënyrë të pashmangshme kuriozitet të madh, por edhe rikthime të rëndësishme në frontin e marketingut: Ibrahimovic numri 1 i Milanit, përtej aspektit simbolik, do t’i jepte vëmendje më të madhe lojtarit dhe klubi në nivelin botëror.

Opsionet e tjera, të mbetura, janë më pak tërheqëse: është 21 (nga Zidane tek Pirlo krijuar në konceptin e talentit), 32 (është Vieri që ka mbajtur një numër të tillë si bomber), 23 (nga Jordan tek Ibra), 81 (një zgjidhje pak fantazioze me vitin e lindjes). Për këtë arsye 1 përfaqëson më shumë se sa një ide të thjeshtë: që në rrugën “Aldo Rosi” do të mund të vlerësohet me vëmendje të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *