• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

Lajme



Është ndarë nga jeta ish-deputeti demokrat Ali Gripshi në moshën 50 vjeçare. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike për Peqinin si dhe një nga deputetët më aktiv të PD-së në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të para të demokracisë.

Së fundmi Gripshi mbante postin e Sekretarit të Partisë Demokratike në Peqin. Në vitin 2014, gjatë kohës që vendlindja e tij do t’i akordonte titullin “Qytetar Nderi” ai u shpall në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike, gjatë aksionit të madh që ndërmori qeveria e socialistëve për reformimin e sistemit energjitik në vend.



4 Comments

  1. Jeni portali me i pabesueshem dhe me i papergjegjshem ne bote.
    Ali Gripshi duhet te jete 65 vjec.
    Ngushellime familes.

    1. Po aq i papergjegjshem je dhe ti qe harxhon kohen duke lexuar e komentuar lajme nga ky portal…
      Shpenzoji dijet ne portale te tjera!

  2. Nese eshte e vertete qe ai eshte shpallur ne kerkim per vjedhje te energjise elektrike, atehere

    atij i duhet ngritur nje monument si deputeti me i ndershem qe ka pasur Shqiperia qe nga

    renia e komunizmit. I shkofte shpirti ne parajse.

  3. Nuk e kuptova mire lapsi ka nisur te shkruaj nje nekrologji per kete demokratin e ndershem dhe e nxjerr dhe hajdut. Dmth jeta e ketij ka qene nga demokrat, qytetar nderi, grabiqar energjie elektrike……… Nuk mjafton vetem ligji kunder shpifjes ne kete vend. Duhet dhe nje kunder injorances akute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *