• |
ide | kryesore

Foto/ Hakmarrje e përfunduar: Ibrahimovic rrëzohet nga piedestali

Sport



Transferimi i Zlatan Ibrahimovic tek Milan, nuk ka shërbyer aspak për të qetësuar tërbimin e tifozëve të Malmoe, që e konsiderojnë shtatlartin suedez si një tradhëtar, pasi 38 vjecari blu një pjesë të aksioneve të klubit rival të Hammarby dhe pozoi me fanellën e tyre. E kështu, pasi paralajmëruan, bënë tentativat e para, tani hakmarrja është e plotë: statuja e vendosur përpara stadiumit të Malmoe është rrëzuar nga piedestali.

Statujës së dedikuar për sulmuesin suedez, menjëherë pas lajmit se sulmuesi kishte blerë 50% të paketës së aksioneve, tifozët e Malmoe i vunë zjarrin, provuan ti sharrojnë këmbët, e mbuluan me qese plehrash, arritën ti thyejnë hundën, ndërsa tani e kompletuan veprën e tyre, duke e rrëzuar statujën përtokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *