• |
ide | kryesore

Doli nga Golden Globes pa asnjë çmim, Alex i dedikon disa fjalë JLo

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e kaluar Jennifer Lopez pritej të triumfonte në “Golden Globe”. Por, për fat të keq ajo nuk arriti të marrë asnjë çmim dhe sigurisht që kjo gjë e mërziti shumë. Megjithatë, për fansat e saj, stafin, familjen JLO është fituese dhe këtë nuk mund të mos ja vinte në dukje partneri i saj. Alex i ka dedikuar asaj fjalët më të bukura, ato që çdo femër do të dëshironte t’i dëgjonte.

“Jen, ty nuk duhet një trofe, medalje ose stemë për të treguar se je një kampione e vërtetë. Ti je kampione, në sytë e miliona grave dhe vajzave që të kanë ndjekur, janë fuqizuar dhe frymëzuar nga ty për të bërë gjëra të mahnitshme në jetën e tyre. Për fëmijët e tu, familjen tënde, trajnerët e tu, stafin, ti je një kampione. Për këdo, jetën e të cilit ti e pasuron çdo ditë ti je kampione. Mos e harro këtë kurrë“,- shkroi Alex.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *