• |
ide | kryesore

Detyroi një femër të prostituonte në Itali, 33-vjeçari arrestohet në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për se ka detyruar një shtetase të ushtronte prostitucion në Itali.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Return” u vu në pranga shtetasi A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj personit të arrestuar Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në nëntor të vitit të kaluar dha masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

“Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *