• |
ide | kryesore

“Kur të mbyllet se pastaj ikën natën”: Kapllanaj ‘zë mend’, punon në fshehtësi

Sport



Mund të jetë vërtetë skuadra e sapoardhur nga Kategoria e Parë, por kjo nuk e fshin realitetin se Bylis është forcë e dytë e kampionatit, vetëm një distancë larg kreut, gjë që mallakastriotët nuk duan ta ndryshojnë në gjysmën e tyre të sezonit. E kishin bërë të qartë me akordin me Kërcikun, por mënyra si shkuan gjërat, me lojtarin të përfunduar më pas tek Partizani i ka bërë drejtuesit e klubit të jenë të kujdesshëm, aq sa të mos zbulojnë asgjë nga lëvizjet, madje edhe për një akord të arritur, ku mungon vetëm firma.

“Kur të mbyllet se pastaj ikën natën, ironizon presidenti Kapllanaj, që ndërkohë saktëson linjën e merkatos së Bylis, që është e përqendruar në tre role, një prej të cilëve nuk është bërë i ditur tashmë. Ballshiotët kërkojnë një mbrojtës të djathtë, të detyruar nga dëmtimi i rëndë që pësoi Ymeraliaj. Lojtari, një nga protagonistët e gjysëmës së parë të kampionatit, do të qendrojë gjashtë muaj larg fushave, duke e bërë të pashmangshme një lojtar me peshë në këtë rol.

Prioritet është edhe një sulmues, që specifikisht do të mbërrijë në vendin e lënë të lirë nga Diego Celis. Argjentinasi zgjidhi kontratën me klubin, që kërkon një sulmues, impresioni për të cilin është se nuk do të jetë thjesht alternativë, por do të vijë për të luajtur vendin me Guindo. Ndërkohë, nën vëzhgim është edhe një qendërmbrojtës, nëse Turabov, do të mbyllë huazimin përpara kohe, megjithëse në Ballsh janë optimistë se azerbaixhanasi do të vazhdojë të jetë pjesë e Bylis deri në fund të sezonit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *