• |
ide | kryesore

Nexhmie Hoxha rrëfen ditën kur ra busti i Enverit dhe kur u kërcënua me jetë

-Instant, Kryesore

E veja e ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha që ia kushtuar ditët e jetës së saj boimit të librave me kujtime për të shoqin ka nxjerrë së fundi në treg: “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”. Në këtë vëllim ajo ka futur edhe pjesë që i ka shkruar në burg, gjatë kohs që kryente dënimin për gjyqin e famshëm të kafeve. Dhe në këto shënime znj Hoxha kujton një nga ditët më të vështira të jetës së saj, pikërisht 20 tetorin 1990, kur protestuesit në Tiranë hodhën bustin e Enver Hoxhës, kur turma njerëzish sulmuan shtëpinë e saj duke i rrezikuar edhe fizikisht jetën e saj dhe të familjarëve e madje tregon se pas ktyre momenteve të vështira dy kamionë ushtarakë i morën për ti çuar në malin e Dajtit, për tu shpëtuar kokën. Përpos rrëfimit me nota tragjike Nexhmije Hoxha nuk kursen as dialogjet plot kunja me presidentin dhe kryeministrin e kohës, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani…

 

NEXHMIJE HOXHA/ Dy evenimente mbizotëruan ditën e sotme dhe emisionet e televizionit: dita e Bajramit dhe pesë-vjetori i rrëzimit të monumentit të Enverit. Për Bajramin, gratë u veshën e u lyen, kënduan e kërcyen. Ishte për to ditë feste, kurse për mua, qe ditë zije. 20 shkurti më dyndi valë e kreshta kujtimesh nga më të hidhurat e jetës sime. Kaq shumë i kam përjetuar ngjarjet e asaj dite, ditët e netët që e pasuan dhe i kam shkuar nëpër mend në këta pesë vjet në vetminë time në burg, sa nuk jam e sigurt nëse i kam shkruar në letër apo i kam të shkruara dhe të pashlyera në kokë. Po i shënoj vetëm si kronikë, pa u ndalur në emocionet e mia dhe të njerëzve të familjes sime, sepse edhe vetëm kujtimi i tyre më trondit.

Isha në zyrën time, nuk mbaj mend sa ishte ora, veçse ishte pak para drekës, kur erdhën dhe më thanë: “Shoku Ramiz tha të shkoni në sallonin e pushimit, të Byrosë Politike” (ku anëtarët e saj pinin kafe në intervalet e seancave të mbledhjeve). U duk se isha thirrur vetëm për të asistuar dhe për t’u njohur me çfarë po ngjiste. Aty ishin: Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kiço Mustaqi, Xhelil Gjoni, Sofo Lazri dhe dikush tjetër. Të gjithë ishim në dijeni të ashtuquajturës grevë e urisë e studentëve, në Qytetin Studenti, për t’i hequr Universitetit emrin e Enverit. Hekurani rrinte me një talki-valki në dorë e në vesh dhe vinte e njoftonte se ç’po ngjiste jashtë. Erdhën e njoftuan se një grup grash, me në krye të shoqen e Abdi Baletës, ishin ngulur para Presidencës dhe kërkonin takim me Ramiz Alinë. Ky dha porosi t’i presë Eleni Selenica, si anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Kjo ishte edhe nënpresidente e Bashkimit të Grave të Shqipërisë dhe zëvendëskryetare e Gjykatës së Lartë. Gratë nuk pranuan të takoheshin me të dhe insistonin e kërkonin takim me Ramiz Alinë.Enver Hoxha, Hekuran Isai, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha

Xhelil Gjoni tha: “Po sikur të shkonit ju, shoku Ramiz?…”. Ky nuk iu përgjigj, nuk tha as po, as jo. Kishte të tjera preokupacione në kokë. Erdhi sekretari i ri i Partisë për Tiranën, Robert Koli, që unë e shihja për herë të parë dhe nuk më bëri përshtypje të mirë, madje, më çuditi me pamjen e tij aspak të shqetësuar, aspak të mobilizuar, sikur ai s’kishte të bënte fare me ato që po ndodhnin në qytetin e Tiranës. Raportoi me një ton të qetë se masa të mëdha qytetarësh dhe nga ndërmarrjet e Tiranës po ngjiteshin drejt sheshit të Qytetit Studenti.

“Po tani ç’do të bëjmë?”, pyeti Ramizi. Këtë pyetje e pasoi një heshtje, që e theu Kiço Mustaqi (atëherë, ministër i Mbrojtjes). Ai nxori nga xhepi një letër të palosur, që e lëmoi me pëllëmbë, dhe tha: “Ja ku e kam tekstin e vendimit që duhet të marrë Presidiumi i Kuvendit Popullor për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por, pa u firmosur nga Kryetari i Presidiumit, unë nuk jap asnjë urdhër dhe nuk marr asnjë masë”. Ramizi, si gjithnjë, i pavendosur për të marrë përgjegjësi personale, tha: “Të mbledhim përsëri Plenumin e KQ”. Natyrisht, ky, në fakt, nuk do të ishte veçse një Plenum i cunguar, se koha nuk priste.ramizi

U dha porosi të njoftoheshin anëtarët e KQ që ishin në Tiranë, për një mbledhje urgjente në orën 14:00. Plenumi i KQ ishte mbledhur një ditë më parë dhe, pas diskutimesh të zjarrta e kontradiktore, pranoi (nuk mund të them vendosi, se nuk u votua) një formulë kompromisi, që u propozua jo pa dijeninë e Ramizit: Universiteti të ndahej në dy pjesë, degët shoqërore dhe ato teknike, të hiqej nga njëri. Kështu anulohej përgjysmë vendimi i Qeverisë që të mos hiqej emri i Enverit. Natyrisht, unë për çështjen që po diskutohej veçse mund të heshtja, me një dhimbje e keqardhje të thellë në zemër. Dukej se po shkohej drejt lëshimit.

Në orën 14, në sallën e madhe të mbledhjeve të Plenumit kishin ardhur anëtarët e KQ që ishin në Tiranë dhe, ndoshta, edhe nga Durrësi, sepse mbaj mend që ishte dhe Moikom Zeqo, që ishte sekretar i Komitetit të Partisë për Durrësin, por jo anëtar i KQ. Në presidium ishin ulur Ramiz Alia, Adil Çarçani, Xhelil Gjoni e dikush tjetër. Ramizi informoi pjesëmarrësit për gjendjen e krijuar dhe kërkoi nga ata se si mund të dilej nga kjo gjendje. Nuk kishte kaluar shumë nga fillimi i diskutimeve dhe i debatit, kur hyri në sallë ndihmësi i Ramizit dhe i dorëzoi këtij një copë letër. Ai e lexoi vetë, pastaj na e lexoi neve. Në të thuhej: “Demonstruesit në Sheshin “Skënderbej” kanë rrëzuar monumentin e shokut Enver…”. Ramizi e ktheu letrën përmbys mbi tavolinë, përplasi pëllëmbën mbi të dhe kaq. Asnjë fjalë a koment për këtë akt vandal, vetëm tha: “Siç e shikoni, shokë, gjendja po acarohet…”.

Nga kjo unë nënkuptova se, me një fjalë, “duhet të tërhiqemi…” (ç’u tha konkretisht në atë moment dhe ç’u diskutua më pas unë nuk e di…). Aty ku isha ulur, fillova të qaj në heshtje, me lot të nxehtë që rridhnin vetë dhe koka më buçiste fort nga rrahja e tëmthave. Nuk kaluan veçse disa minuta, kur Ramizit i dorëzuan një njoftim të dytë. Ai e lexoi dhe tha: “Monumentin po e heqin zvarrë për ta çuar te studentët në grevë…”. Unë nuk durova më, jo vetëm nga dhimbja, por shumë e revoltuar nga kjo mbledhje forumi, gjoja kolegjial, ndaj mblodha letrat me shënime, i futa në çantë, u ngrita dhe, pa marrë leje, dola nga salla.

Jam penduar shumë që, para se të largohesha, nuk iu drejtova Ramizit e t’i thosha: “Ç’bëhet kështu, shoku Ramiz, në rrugë po heqin zvarrë monumentin e udhëheqësit tonë, Enver Hoxhës, për t’ua çuar “kurban” studentëve, gjoja në grevë urie, dhe ne rrimë e diskutojmë këtu si t’i kënaqim ata duke i hequr dhe emrin e tij Universitetit, që ai ngriti…”. Por, ndoshta, nuk do të arrija t’ia thosha këto fjalë, sepse isha shumë e ngashëryer. Dola nga salla, kalova gjithë korridorin, ku, deri tek ashensori, punonjës të aparatit, shokë e shoqe, oficerët shoqërues, më përqafonin, më hidhnin dorën në sup, por unë as u ndala, as fola, vazhdova rrugën pa e ulur kokën.

Kur dola jashtë nga dera e madhe, njëri nga oficerët e shërbimit deshi të më shoqëronte, por unë e falënderova dhe shkova vetëm, në këmbë, në shtëpi që, siç dihet, nuk ishte larg. Sa u futa brenda, më dolën përpara fëmijët e mi dhe njerëzit e familjes e më përqafuan. Kur vdiq Enveri, ata qanin, unë jo, isha e ngurtësuar dhe s’doja ta jepja veten, kurse tani, ata nuk qanin, ndërsa unë shpërtheva, pa e përmbajtur veten as në lot e as në fjalë, deri edhe duke bërtitur: “Jo, jo! Kjo nuk duhej të ndodhte! Kjo nuk duhej lejuar!”.

Se ç’kam thënë të tjera, as nuk i mbaj mend dhe as nuk dua t’i shënoj. Veçse duhet të them që, atë ditë, me rrëzimin e monumentit dhe me egërsinë me të cilën po silleshin turmat e ndezura nga forcat e errëta, të brendshme e të jashtme, realizova se edhe në vendin tonë u ça diga e sistemit socialist, duke humbur edhe çdo iluzion e shpresë se do të ruheshin fitoret e arritura me aq gjak e djersë nga populli, nën udhëheqjen e Partisë sonë të Punës.

U ngrys ajo ditë e përzishme dhe askush nuk më erdhi, askush nuk më mori në telefon, asnjë nga anëtarët e Byrosë Politike a sekretarë të KQ, asnjë nga shokët e shoqet më të ngushtë. Unë, tashmë, e kisha mbledhur veten plotësisht. Nga kjo braktisje dhe nga paniku i shokëve e miqve më të afërm, më mbeti veç një shije e hidhur dhe e ndjeva se më duhej të notoja e vetme në dallgët e këtij vërshimi kundërrevolucionar e antikomunist, të mbaja e të shpëtoja familjen time, fëmijët e mi e të vegjëlit e tyre, që nuk m’u ndanë dhe, pa shumë fjalë, më shumë me sjelljen e tyre, donin të më tregonin që s’ishin fare të frikësuar.

Atë natë, bashkë me dy djemtë e mi dhe me një nga oficerët e shtëpisë, që ndihmonte edhe në lëvizjet dhe në bartjen e dosjeve të arkivit familjar, të Enverit dhe të miat, duke ndarë veç ato që ishin origjinale e në dorëshkrim, nga ato të daktilografuara a të fotokopjuara, punuam deri në të gdhirë. Në mëngjes, menjëherë pas orës 7, oficeri në fjalë i çoi në KQ të gjitha dosjet kryesore që seleksionuam, si dorëshkrime etj., të cilat i depozitoi për ruajtje dhe siguri.

Për mua, tashmë, ishte fare e qartë që do të largohesha, jo vetëm nga shtëpia ku rrinim, por edhe nga shtëpia e vogël, ku banuam për 30 vjet, pas çlirimit, të cilën, me vendim të firmosur nga kryeministri, Adil Çarçani, ma linin mua për banim, kurse fëmijët ishin në kërkim të apartamenteve për strehimin e tyre. Prandaj gjithë mëngjesin u mora me sirtarët, me librat dhe sendet e tjera të mia.

Më 21 shkurt, banda vandalësh erdhën afër shtëpisë sonë, me kërcënimin për ta djegur. Afër drekës, oficeri dezhurn, më njoftoi se po flitej që në drejtim të shtëpisë po vijnë banda, që djegin e shkatërrojnë. Unë kisha dëgjuar për kërcënimet e bandave të Azem Hajdarit dhe të PD-istëve të ekzaltuar të Kavajës që bërtisnin e shkruanin mureve të qyteteve: “Të shkatërrojmë çerdhen e familjes së Enver Hoxhës”, “Familja Hoxha në burg”, “Nexhmije Hoxha në litar”, por nuk ma merrte mendja se puna mund të arrinte vërtet në këtë pikë. Duke ruajtur gjakftohtësinë, i thashë oficerit të lajmërojë djemtë e mi dhe Pranverën që të vinin në shtëpi sa më parë. Me të ardhur ata, u thashë: “Merrni fëmijët tuaj dhe shkoni në familjet e krushqve dhe, në qoftë se nuk jeni as aty të qetë, mund të futeni në ndonjë familje të mirë po në atë shkallë”.

Ata morën fëmijët dhe u larguan me një makinë, kurse unë zbrita për të biseduar me kunatën time, Sanon. Aty gjeta mbesën e Enverit, Katerinën, e cila qe martuar me një aviator, që, në këtë kohë, megjithëse akoma i ri, kishte dalë në pension për arsye shëndetësore. Ai kishte dalë partizan kur qe 14 vjeç. I them mbesës: “Shko pyete E… (të shoqin) a pranon të strehohemi te ju për ndonjë ditë, unë e Sanoja”. Sa iku ajo, gjendja precipitoi. Vjen oficeri i rojës dhe më thotë: “Shoqja Nexhmije, duhet të largoheni nga shtëpia, sepse tek kreu i rrugës janë grumbulluar huliganë, me thasë në krahë (siç dukej, për të grabitur ç’mund të grabisnin) dhe bërtasin “do ta djegim shtëpinë e Enver Hoxhës”. Tek hyrja e shtëpisë, – shtoi ai, – ka ardhur një autoblindë e gardës, që t’ju dërgojë diku, jashtë qytetit…”.

“Jeni në vete, – i thashë, – unë të hipi e të largohem me autoblindë…?!!! Jo! Kurrë!”.

Unë i kisha larguar fëmijët dhe për vete nuk kisha më frikë. Kthehem tek kunata dhe i them: “Vishu shpejt, se do të shkojmë te Shtëpia e Partisë” (kjo ishte vetëm disa hapa larg shtëpisë sonë; nga përpara kishte zyrat e KQ dhe në krah të saj ishte shtëpia e Ramiz Alisë). Mendova: “Në qoftë se ka ardhur puna që as aty të mos jesh e sigurt, në dreq të vejë…!”.

Tani që po shkruaj këtë libër, po shtoj këtu se, kur qemë bërë gati për të dalë, ia behën katër oficerët e shërbimit të brendshëm të shtëpisë sonë, që erdhën vullnetarisht në krye të detyrës, jashtë turneve të tyre. Për këtë akt të tyre, fëmijët e mi dhe ndonjë nga oficerët kanë shkruar në kujtimet e tyre, por unë po shënoj këtu vetëm fjalët që u thashë atyre:

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të derdhet gjak në shtëpinë e Enver Hoxhës. Lërini ta djegin!”.

Shënimet e burgut vazhdojnë:

Dolëm me Sanon nga porta anësore dhe hymë në shtëpinë e Partisë. Ndërkohë, banditët i qenë afruar shtëpisë me thirrje të egërish, por një breshëri -qitje në ajër – nga autoblinda, që kishte rrëzuar përdhe gjethet e drurëve të blirit të rrugës, i vuri në ikje me vrap huliganët e paguar, të cilët panë se nuk ishin plumba gome, si ato të policisë së Hekuran Isait. Ata nuk ishin aq të vendosur sa të linin kokën në këtë aventurë të shëmtuar.

Siç më thanë më pas, oficerët e shërbimit kishin ardhur të mbronin shtëpinë, nëse guxonin banditët të hynin brenda. Gjithashtu, me nisiativën e tij, kishte ardhur shefi i Gardës, megjithëse nuk kishte marrë ndonjë urdhër nga lart. Ai kishte thënë: “Kjo bën pjesë në detyrat e Gardës… ç’ndryshim ka nëse ky kërcënim nuk vjen nga jashtë, por nga brenda?”. Ky ushtarak trim e besnik i betimit që kishte bërë për mbrojtjen e Republikës e të Socializmit, me mençurinë e tij, e dinte se përballë nuk kishte kundërshtarë idealistë, të vendosur për të derdhur gjakun e tyre, por banda hajdutësh dhe vrasësish, të lëshuar si të tërbuar nga hekurat e burgjeve, prandaj mjaftonin një a dy breshëri në ajër dhe evitohej një akt vandal dhe një skandal i turpshëm për shtetin tonë socialist.

Tani mendoj, po pse, a nuk mund të veprohej po kështu edhe për Monumentin e Enverit, i cili mbrohej edhe me ligj?! Përse u lanë autoblindat a tanket (nuk e di sa ishin, dy a tre) të fshehur pas Muzeut Historik dhe nuk u lejuan ato të vendoseshin anash e përpara monumentit dhe me praninë e tyre t’u thoshin turmës së grumbulluar në Sheshin “Skënderbej”: “Mos guxoni të vini dorë mbi të, se është një akt barbar, që dënohet me ligj”? A nuk do të ishte një vendim më i mençur që t’u jepej urdhër drejtuesve të këtyre mjeteve që “në asnjë mënyrë të mos qëllonin mbi turmën a grup personash të veçantë në veprim, por veç të qëllonin në ajër për “intimidim” e frikësim”.

Pasi u qetësua gjendja rreth shtëpisë sonë, nuk po e duroja dot ndarjen nga fëmijët. Pyesja: “Ku janë ata? Si janë?”. I them oficerit shoqërues të informohet dhe t’u thoshte ku jam unë dhe se do të desha të ishim bashkë, për të vendosur ç’do të bënim më tej. Fëmijët erdhën njëri pas tjetrit, me gjithë të vegjëlit e tyre. Nuk dukeshin fare të tronditur ose, të paktën, nuk e tregonin këtë, si para meje dhe para të vegjëlve të tyre.

Përkundrazi, përpiqeshin të më bënin të qeshja, duke treguar sesi ishin larguar nga shtëpia, çfarë tipash kishin parë në rrugicat rreth shtëpisë, të parruar, me flokë të gjatë, disa me thasë plastmasi e të llojeve të tjera në supe. Të vegjëlit ishin euforikë, se e kishin përjetuar këtë si një aventurë nga ato që shohin në filmat televizivë. Sigurisht, ata nuk mund të realizonin se çfarë rreziku dhe “kthesë e fortë” po ndodhte në jetën e tyre.

Kishte kaluar ora e drekës, por asnjëri nga fëmijët nuk kishte ngrënë gjë. Oficeri shoqërues shkoi në shtëpi, mori ca bukë e djathë e ç’gjeti, për të vegjëlit. Ne, të mëdhenjtë, biseduam mes nesh. Në shtëpinë ku ishim, nuk mund të rrinim as edhe një natë. Shtëpia e Partisë kishte një sallë bilardoje e ping-pongu, sallë kinemaje, ndërsa në katin e dytë kishte vetëm dy dhoma, me nga dy krevate, ku flinin shokë të Byrosë Politike, të cilët punonin në rrethe, si sekretarë partie.

Ndërkohë, ne nuk dinim ç’po ndodhte në qytet. Që nga dita e djeshme, e rrëzimit të Monumentit, u bënë më shumë se 24 orë, që tek unë nuk erdhi asnjë shok nga Byroja, asnjë nga Sekretarët e KQ. Madje, nuk më mori në telefon asnjë prej këtyre dhe asnjë kuadër i ngarkuar nga aparati i KQ ose nga Ministria e Brendshme, për të pyetur si ishim ose për të na thënë se ç’duhet të bënim.

Orët po kalonin, po afrohej mbrëmja. I them oficerit shoqërues të lidhej me drejtorin e Drejtorisë së Ministrisë së Brendshme që merrej me lëvizjet e udhëheqjes së lartë të Partisë e të shtetit. Na erdhi një zyrtar, që unë e shihja për herë të parë. Ishte i ri edhe në moshë dhe, me sa dukej, zëvendësonte kuadrin e vjetër, Xhule Çirakun, që kishte qenë partizan. Isha ca e zemëruar nga ky qëndrim neglizhent, por, duke parë se ai ishte i ri në detyrë, u përmbajta dhe i thashë: “Ç’keni vendosur për ne? Jeni ju në dijeni se çfarë ndodhi rreth shtëpisë sonë? Jam vetë e pesëmbëdhjeta, bashkë me shtatë të vegjëlit dhe këtu s’mund të rrimë. Ku mund të shkojmë?”. Ai, shumë i prekur, tha: “Është shumë e drejtë vërejtja juaj… kemi qenë shumë të zënë… unë s’kam marrë ndonjë urdhër për ju…”. “Mirë, – i thashë, – shko u thuaj përgjegjësve të tu që të vendosin ku duhet të shkojmë sonte dhe të marrin masa!”. (Kur i thashë “përgjegjësve të tu”, kisha parasysh drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Brendshme).

Një takim i pangjarë ndonjëherë, me Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin. Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhën Ramizi me Adilin. I prita me një fytyrë të zymtë. U ulëm në një kënd të sallonit. Ramizi, me një zë të këputur, tha: “Na vjen keq për atë që ngjau dje…”.

Unë e ndërpreva: “Keq?! Turp, turp, turp i pashlyeshëm! Ju e dini, – vazhdova, – kur vdiq Enveri, ju dhe askush tjetër nuk më pa të qaja. Qe një ngushëllim i madh për mua që atë e qau një popull i tërë… Kurse dje, qava dhe ulërita nëpër shtëpi, si një e plagosur… Enveri u la të tërhiqet zvarrë në sheshin ku ti u betove, shoku Ramiz, u la për t’ua çuar si ‘kurban’ studentëve, që gjoja bënin grevë urie, me këngë e rok, për t’i hequr emrin e Enverit Universitetit, që u ngrit me nisiativën e tij. Më vjen keq, shoku Adil, që ju e mbyllët karrierën tuaj me një firmë për heqjen e emrit të Enverit…”.

“Jo, nuk është ashtu, – ndërhyri Ramizi, – Adili do të vazhdojë të punojë e të luftojë…”.

Buzëqesha lehtë dhe hidhur me këto lloj iluzionesh që, tashmë, ishin përmbysur bashkë me shtatoret e Enverit dhe ishin djegur në flakën e veprave të Tij, ashtu siç bënin dikur skuadronet naziste, kur ngjiste shkallët e pushtetit Hitleri, në Gjermani.

U thashë: “Ju kanë raportuar se çfarë ngjau sot rreth shtëpisë? Si shpëtoi shtëpia e Enverit nga grabitjet, rrënimi, djegia dhe si shpëtoi familja e tij nga linçimi…? Si është e mundur që kanë kaluar 24 orë nga ajo, që, për mua, qe vdekja e dytë dhe më e rëndë e Enverit, dhe s’u kujtua asnjë nga ju, as nga anëtarët e Byrosë, asnjë nga sekretarët e KQ, asnjë shok, asnjë shoqe të vinte të më thoshte një fjalë ngushëlluese dhe tani ndodhem në rrugë, vetë e pesëmbëdhjeta, dhe nuk di ku të shkoj…!”.

“E drejtë, – tha Ramizi, – por kemi qenë shumë të zënë, se gjendja është shumë e acaruar dhe ishim të angazhuar në disa mbledhje… ”

Këtu, po ndërpres shënimet e burgut dhe po shënoj se:

Ndërsa unë isha në “siklet” se çfarë do të bëhej me mua dhe me familjen time, nuk e dija se Ramiz Alia ishte thërritur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Brendshme për të dhënë llogari rreth atyre që po ndodhnin në Tiranë, në Sheshin “Skënderbej” dhe për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Ndërkohë, ishin hapur fjalë “sikur Ramizin e kanë arrestuar ata të Sigurimit”. Zëra të tjerë thoshin se “Ramiz Alinë e kanë vrarë”, se “Nexhmije Hoxha ka bërë grusht shteti”. Këto “alarme në hava” nxitën turmën e drejtuar nga militantët e PD-së të vinte nga Sheshi “Skënderbej” drejt Selisë së KQ të PPSH dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor që të verifikonin se “Ramiz Alia është mirë”. Vetë Ramizi, ka shkruar në librin e tij të fundit “Jeta ime” që takimi i tij në Ministrinë e Brendshme u ndërpre dhe ai erdhi në Selinë e KQ të Partisë, ku priti dy përfaqësues të turmës, që ta shihnin se “ai ishte gjallë”.

Kronika e shkruar në burg vazhdon:

Ramizi më pyeti: “Po si mendon ti, ku mendon të shkosh?”. “Ç’mund të them unë? – ia ktheva. – Unë nuk e di si është gjendja, a e keni ju atë në dorë apo njerëzit e rrugës, të nxitur nga forcat e errëta, që po shkatërrojnë vendin e po terrorizojnë popullin? Sidoqoftë, unë nuk dua të largohem nga Tirana, mund të strehohem përkohësisht në ndonjë bazë rreth e rrotull”.

Biseduam për disa variante dhe ramë dakord të shkoja në Malin e Dajtit, në vilën, që nuk qe e panjohur për mua.

Një natë si në luftë. Në Malin e Dajtit. Djemtë e mi shkuan në shtëpi dhe morën disa çanta me veshje dimri për fëmijët. Sa ra muzgu i mbrëmjes, erdhën tek hyrja e Shtëpisë së Partisë dy kamionë të mëdhenj ushtarakë “Ifa” dhe një xhips “Aro”. Më thanë që në kamionin e mesit do të hipte e gjithë familja dhe dy makinat e tjera do të na shoqëronin, një para, tjetra prapa. Unë vendosa të mos grumbullohej e gjithë familja në një kamion, por në kamionin e parë të futej Iliri me familjen e tij, tek i fundit, Pranvera me Klemin dhe fëmijët, dhe tek kamioni i mesit, unë me Sanon dhe familja e Sokolit. Po kështu, skuadra shoqëruese e ushtarëve, e armatosur me automatikë, u nda në të tre makinat dhe u thashë që këta të ecnin me distancë nga njëri-tjetri, por pa u shkëputur.

Edhe sot, megjithëse kanë kaluar pesë vjet, nuk gjej fjalë dhe nuk kam forca të përshkruaj si duhet këtë udhëtim. M’u duk pa mbarim ajo rrugë. Për të arritur në vendin e caktuar në Malin e Dajtit, do të mjaftonin 30-40 minuta, por kamionët ecnin ngadalë, sepse rruga për në Dajt është me shumë kthesa dhe ishte natë e kishte rënë dëborë. Ata nuk mundën të ngjiten deri te vila. Ushtarët e repartit të vendosur në atë zonë kishin hapur një rrugë këmbësore në mes të dëborës, e cila, anash rrugës, arrinte më shumë se gjysmë metri. Aty ecëm më këmbë, në mes të ftohtit derisa arritëm te shtëpia./Për Dita pergatiti Xhevdet Shehu

47 Comments

  1. MOJ ZAGARA NEXHMIJE KE INTERNUAR BRENDA 24 OREVE FAMILJE TE TERA ASHTU EDHE SI GJYSHIN TIM ME 5 FEMIJE KURSE TI NA BEN SI E VUAJTUR, DUHET TE ISHE PUSHKATUAR AQ SHUME I KE DUART ME GJAKUN E KETIJ POPULLI

    1. Kjo do kete vdeke more po keto bllokmenat po dojne me e mbajte gjalle tuj ba artikuj. medemek i paska ba vete gruja e Enver hoxhes. E i vene edhe nji foto qe e ka ba qysh kur ishte Ramiz Alia. Pse nuk del me video kjo mrruda e me nje gazete te sotme ne dore?

  2. fajet i ka berisha qe keto vampires se popullit te vuajtur prej 45 vite i la te livadhisin dhe sot na bajne te persikutuaren ne nje kohe per demet qe i kane sjelle ketij populliduheshin pushkatuar dhe jo te na dalin neper televizione

  3. Ju erdhi dita edhe ju me kujtu keto kalbsina qe edhe pse gjalle po e qelbin ket vend e do e qelbin mesa duket edhe i gjys brezi.
    Ma mir shkruni per Taulant Ballen qe te ben me qesh e ndoshta rrim e lexojme prap ndonje gja ketu, ose vari lesht pastaj. Per ket lloj plehu eshte gazeta Dita qe i ka aksionet 100% te 41njeshit

  4. Ja dhe lapsi e botoje nexhin per disa klikime me shume,por shpellkaret duan te dine kush ka bere me shume krime nexhi apo salihu i ri neokomunist qe mori celsat nga ramizi

  5. Po per Elena Causheskun e di kjo qe ku ka perfunduar. Ti falet zotit qe eshte gjalle.
    Demokracia nuk vret femije e gra sic beri kasta e kesaj kriminele.

  6. pleh kush e intervistoi, pleh kush e botoi …………. nuk po shprehem per ate qe e shkroi, sepse mungesa e pendeses eshte neveri e paimagjinueshme

  7. Perpara kaosit gjithnje diktatura eshte me e mira .Me shume u vrane dhe po vriten Tani se gjithe te vraret e diktatura.Tani vriten per qejf vetem per para.

    1. Po ku ishte kaosi para se te marrin pushtetin kriminelët o injorant. Shteti shqiptar në kohën e Zogut kishte tipare të njëjta me fqinjët ballkanikë.

  8. Ka uleritur nepershtepi per nje cope gize e rene e terhequr zvar ne tirane!! Po mendoje njehere moj plere qe ti dhe ai qe i burofte vari mut cfare i bet ketij populli. .. mendoje njehere ckane bere ato nena e gra qe ju keni vrare e internuar burrat, djemte.
    Nuk gjej dot fjale per ato poshtersi qe keni bere ketij populli.

    Me vjen keq per ju te lapsi.al qe keni bere share ketij shkrimi.

  9. Cudi qe I nxirni akoma neper portale keta qe vran njerez te pafajshem
    Dhe qe izoluan popullin nga bota moderne si Kim Jongu
    Njerez te urryer

  10. Ne boten normale i vetmi vend ku i lejohet te flasin “njerezve” si kjo eshte ne gjygj per te mbrojtur veten nga akuzat per krime kunder njerezimit. Te jesh i pandjeshem ndaj viktimave nuk te ben cool o lapsi, por te ndyre dhe mizor. Ishe laps, por sot u bere thike qe rrotullohet ne plaget e viktimave.

    1. E sakte kjo qe the Neri. Keta nuk kane me seder, publikojne shkrimet e kesaj vrome. Kjo plere qe bene te padituren kur thote: “…humbnim Partinë, vlerat dhe fitoret e një të kaluare të lavdishme 50-vjeçare”.. per cfare vlera e ka fjalen kjo pise? Familja humbi cdo gje, humbi kuptimin familje, se kerkonte veoma me burrin e saj info, duke bere spiune nena per femijen e anasjelltas.
      Sedi si i publikon lapsi apo gazeta panorma keto ndyrsira.

  11. isha femi atere po mbaj mend u gezova kur hodhen bustin. pastaj kur erdhi maloku me morra dhe injorance e kuptova qe rme nga shiu ne bresher

    1. Po cfare kuptove ti o rrot kari kur paske qene femi? Nga do e kuptoje ti mor idiot qe kemi qene vendi i trete me i varfer ne bote, me ne krye nje te pagdhendur injorant qe vrau dhe futi ne burg ajken e qytetarise dhe kultures shqiptare. Ik mor fshi qyrrat

    2. O idiot kur dibranë “malokë” erdhën në Tiranë në 1913, tironsit e asaj kohe në vend të jastëkut vendosnin një copë dru dhe u mësuan nga malokët të përdornin jastëk. Edhe pas 99 Ishin “malokët” nga Kosova që na mësuan si gatuhet buka

  12. Ma e madhja e kuqalasheve nuk asht se çfare kane ba por ma e madhja asht qe ata jane te bindun qe kane punu mire per kombin dhe nuk shfaqin asnji lloj pendimi.!!!!

    1. Sa i ditshem ky kari pa emer i ores10.05 qe flet per tiranasit, te cilet i nuk kane dite me jetuar, po mire o kari pa emer njerezit shkojne atje ku jeteohet e mire jo atje ku jetohet me keq, pra o kari pa emer ata nuk kisjhin pse vinin ne tiarane sipas teje o kari pa emer sepse atje jetohej keq o kari pa emer!

      1. Antirilindas dhe mësues që ju uron: vdekshi të gjithë ju që jeni kaq idiotë. thotë:

        O injorant pervers pa dinjitet, që në tre fjalë njëra të prezanton se kush je: Duke qenë injorant dhe duke mos ditur asgjë nga historia, mëso o idiot që në 1913 serbët e pushtuan kosovën e erdhën deri në Elbasan shumë dibranë e të tjerë u larguan e erdhën në tiranë o fshatar muti, është një lagje dhe një rrugë në Tiranë që ka emrin e dibranëve.

  13. Kur shoh kalane e Metes me 11 banjo(nje eshte per macen),pasurine xhambo te Berishes,hajduterine e pamase te Rames dhe Bashes .oh Nexhi duket si pioniere e pafajshme.Mjere ata qe u perdoren dhe vdiqen.

  14. Po pse I nxjerr keta muter o bushat, apo te nxjerrin mallin e gjyshes. Mire qe vete jane kriminele dhe te pacipe dhe snjohin skrupuj po iu happen syte dhe krahet keto vite. Tani nxirrni dhe intervistat me Dajtin apo ate berishen.

  15. Sot shpellkaret i kryeson neri i vitrines,ku i kane pronat qe vodhen byroistet,asnje prone ne hipoteke,po neokomunisti salih ilir lulzime mediu dhe e gjithe kasta neokomuniste e pas 92 te shtrira nga malet deti liqenet ne cdo vend nga nje super Vile,kush ja u la ketyre super pronat,pa llogaritur parane e thate e flori,po argumentove o neri i shpellkareve pronat e ketyre pushtave qe ishin pa brek ne byth kur moren pushtetin ku jane sot.

    1. Ti i paemer je mut mbi mutra, ti je nje spurdhjak qe kujton se te kualifikosh apo deskualifikosh pjes te popullit qe as enveri se bente te jep rendesi, nese ka injorant shpellash je ti qe nuk kupton se historia asht vazhdimsi dhe Diktatura solli pas-diktatur

    2. O kar une flas per krime kunder njerezimit ti flet per korrupsion. Fakti eshte qe ne te dyja te majtet shkelqejne si askush tjeter. E majta ne keto 70 vjet na ka demtuar me shume se armiqte marre bashke.
      Si nuk te vjen turp nga surrati jot qe je akoma komunist i terbuar edhe pas 30 vjeteve mor letyre?

  16. Po he mo lapsi… prap me keto do t’na bombardoni mo.
    Hapsire me te madhe se per Nexhmijen nuk keni perdor as kur keni shkruar per vete…
    Ul e ngre nje muhabet bohet ketu

  17. Nexhi I beri nja 4 vite Burg nga Saliu per nja 8000 leke abuzime( kafe dhe supe),nga Ana tjeter Saliu ja qiu nonen shtetit.Si njeri I pangopur me para(shtrese shume e varfer tip lypesi) dhe pushtet ,e grabiti si Cub,.
    Tani Po behet gati Saliu te hyje ne Burg, per milliona dollare te vjedhura.
    Portat Po nderrohen me demokraci.

  18. Ti neri i shpellkareve flet krime kunder njeriut,kush me mire se salihu pas enverit i beri krime kunder njeriut,ja disa krime te salihut broci,remzi hoxha,gazetarin kosovar,nafta e armet per serbet,bomba te vefa,vrasjet pas piramidave,djegja e gazetes dhe kercenimet e gazetareve,burgosja e frangajt,azemin dhe grushti i shtetit 98,perdhunimin e vajzes se pashkos,gerdeci me 30 jete njerzish,janari 2011 4 te vdekur dhe 30 te plagosur dhe i gatshem per te vrare dhe 300 te tjere dhe i fundit olldashi ne aksident me 30km ne ore,tani prej gjashte vjetesh kontributori kryesor i shpifjes,me pasuri qe ad ai vete nuk e di sa ka dhe ku i ka,Trusti i Geshtenjave vazhdon rrugen kriminale te udhehequr nga salih karaxhic berisha

    1. Te qifsha ty dhe nexhhalene o i paemer i ores 18 ;16 Duhet te jeshe qen i pederastit endhjer qe te mos permendesh krimet e tije o bir kanaleve kulluese te kopetatives komuniste.

    2. Saliu e kaloi testin e Enverit ne 97′. Po te ishte Enveri bashke me kete psikopaten qe shikonte e eksituar sesi torturohej shoqja e gjithe jetes, do e kishin sharruar gjysmen e shqiptareve. Saliu dha doreheqjen. Ato te tjerat i di Rama i Markut e Celave qe nuk i heton. Rama vete nuk ka pas asnje test te tille, por duket i gatshem ta coje gjakun deri ne gju per pushtet sepse eshte psikopat i diplomuar qysh heret.

  19. O lemiNeri po flas per jete njerzish te vrare,po ju shtoj dhe 168 djem e burra te tropoje te vrare nga dora e salihut ju flisni per markun e celen,salihu I ka bere krimet mbas enverit,ti thua dhe ky rama do ti beje,ti duhet ta dish mire kete pune se ti ka thene salihu,por spaku di ju beje mire dhe juve neriLemi kur te meret me salihun,izeti nuk ka mbaruar akoma se treguar bemat e bosit te trustit te geshtenjave

    1. lereni mos i ktheni me gjegje te pamrit se duhet te jene te nje fisi…. Fakt esht qe historia e historianet kan shenu e mbajn mend krimet e diktatures/ve perfshi vendeve te ish bllokut sovjetik; dmth te enverit e shokeve ne partite simotra dhe askush nuk permend viktimat e pas-diktatures si viktima te sistemit; sado problematik te ket ken tranzicioni;
      shnet te gjithve

  20. Nuk e besoja qe do vinte nje dite qe edhe lapsi te botonte perrallat e diktatores…
    Sa per ata qe mundohen te relativizojne krimet e diktatures, duhet te shkojne te pyesin ata mijra te vrare, qindra mijra te internuar e persekutuar vetem pse ishin femijet dhe niperit e kundershtareve te regjimit te qelbur komunist. Eshte e lehte te flasesh nga kolltuku i ngrohte dhe i bute.

  21. Gjeja qe te revolton me shume ne kete shkrim, eshte mungesa e qofte edhe nje fije pendese per krimet a kryera.

    Keshtu i shkoi jeta ketij populli nga diktatura ne diktature.

  22. Kjo duhet te ishte pushkatuar, Kushtetuta ne Shqiperi duhet te permbante nen kunder komunizmit dhe keta , te gjithe duhet te ishin ne gjyq (si ai i nazisteve ne Nuremberg)..Kjo gjendje ben qe kjo ndrytesira na flet prape dhe jep intervista pa gje te keq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu