• |
ide | kryesore

Will Smith: Isha xheloz për gruan dhe Tupac

Paparazzi, Slider



Në intervistën e fundit në “The Breakfast Club,” Will Smith pranoi se s’i ka pëlqyer ndonjëherë miqësia e ngushtë e Jade Pinkett Smith dhe Tupac Shakur.

Moderatori, Charlamange tha God, e pyeti Smith në është bërë ndonjëherë xheloz për Tupac-un. Aktori iu përgjigj: “Sigurisht që po.” “Në fillim po,” tha ai. “Dhe pendohem shumë sepse s’e mora kurrë guximin të flisja me Tupac.”

Jada dhe Tupac u njohën në shkollë, në The Baltimore School for the Arts dhe u bënë miq menjëherë. “S’pati kurrë diçka romantike apo seksuale mes tyre, por bëhet fjalë për një moshë kur të gjitha janë të mundura. Dhe Jada ishte e lidhur me mua,” shpjegoi Will .

Jada u njoh me Will në sheshxhirimin e “Fresh Prince of Bel-Air” në vitin 1994.  Në vitin 2015, aktorja tha se ajo dhe Shakur u përpoqën të putheshin njëherë, por “ishte puthja më e neveritshme për secilin nga ne.”

Will tha në “The Breakfast Club” se bëhej xheloz për Tupac sepse Jada kishte shumë konsiderata për reperin e ndjerë.

“E donte shumë,” tha ai. “Ishte trupëzimi i perfeksionit, por ajo ishte krah ‘Fresh Prince.’ Sa herë kemi rastisur në të njëjtën dhomë, s’i flisja dot. Dhe ai s’do më fliste mua i pari.” ada tentoi ta përmirësonte marrëdhënien e Will dhe Tupac, por pa sukses. “Pendohem shumë,” përfundoi Will . “S’e përballoja dot.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *