• |
ide | kryesore

Gattuso i gëzohet Hysaj: “Më mirë se ai në këtë moment nuk kemi”

Sport



Dita kampionati për Napolin, që do të përballen me Fiorentinën në stadiumin “San Paolo”. Genaro Gattuso kërkon fitoren e parë përballë publikut të shtëpisë, por me fiorentinasit nuk do të jetë e lehtë: “Ne mendojmë ndeshje pas ndeshje, nuk kemi bërë rezultat në shtëpi që nga momenti kur arrita. Ne duhet të luajmë kundër një skuadre direkte, ata e mbajnë mirë fushën dhe vrapojnë shumë. Të mendojmë vetëm për Fiorentinën dhe jo për Lazio dhe Juventusin”.

Me ardhjen e Gattuso në skuadër është shfaqur problemi i golit, por që për teknikun e ka një shpjegim: “Bëjmë pak gola? Ne kemi punuar shumë sepse i kemi dhënë përparësi mbrojtjes dhe mesfushës, tani mund të shfrytëzojmë situatën për t’u përmirësuar”. Në fakt, problemi më i madh është se Napolit i mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Koulibaly dhe Maksimoviç. Por këto mungesa i kanë dhënë mundësinë teknikut të rikthejë vëmendjen tek mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj: “Më mirë se ai kemi pak për momentin, ai mund të luajë rolin mirë, ai është duke luajtur ndeshje të mira”.

Një mendim edhe për të ardhurit e merkatos së janarit, nga të cilët Gattuso prêt ti japin ekuilibër dhe intensitet skuadrës: “Demme dhe Lobotka kanë cilësi dribluese. Janë dy lojtarë që mund të na japin një dorë të madhe. Kanë cilësi dhe mund ta bëjnë topin të lëvizë shpejt. Askush nuk e ka vendin e garantuar, kush ta meritojë luan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *