• |
ide | kryesore

“Ish-mbrojtësi i Real Madrid porositi vrasjen e Kovacevic”: Telegraf shton misterin, vrasje pa motiv e pa plumb

Sport



Cështja Kovacevic vishet edhe më shumë me mister. Ish-sulmuesi i Juventus e Lazio, aktualisht drejtues i Olympiacos, mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri jshtë vilës së tij në Greqi në fillim të janarit, kur një person që drejtonte një Smart ka qëlluar në drejtim të tij, përpara se të largohej. Të panjohura motivet për ngjarjen, por sipas Telegraf, e përditshmja serbe, ai që ka organizuar pritën është një ish-shok skuadre i sulmuesit: Raul Bravo.

Kovacevic e Raul Bravo kanë luajtur së bashku tek Olympiacos nga 2007 në 2009. Telegraf nuk shpjegon motivin e tentativës për vrasje (ose paralajmërimit) kundër ish-sulmuesit, por janë absolutisht të bindur se përgjejgësi është Raul Bravo. Si tregon e përditshmja, ngjarja ka qenë punë profesionistësh: makina, e vjedhur në Selanik në tetor, me targa që i përkisnin një makine tjetër, është gjetur e djegur 700 metra nga vila e Kovacevic, së bashku me pistoletën e përdorur.

Misteri shtohet, shkaku i ngjarjes nuk dihet e hetimet për të vazhdojnë ende: Kovacecic ka dëshmuar dy herë në policinë greke, duke treguar se nuk është shantazhuar kurrë e se nuk e ka thënë kurrë emrin e Raul Bravo. Për më tepër është edhe misteri i plumbit: nuk është gjetur kurrë e kjo mund ti bëjë hetuesit të mendojnë se arma ka qenë e zbrazët e është përdorur vetëm për të trembur 46 vjecarin serb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *