• |
ide | kryesore

Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild, që publikoi dhe fshiu brenda disa orësh artikullin ku hidheshin dyshime mbi financimet ruse të PD, ka nxjerrë edhe njëherë në pah hipokrizinë e barrikaduar të bipartizanizmit tonë.

Rilindasit, duke haruar të shkuarën e afërt, përjetuan për pak orë një lumturi orgazmike duke ngritur lart gazetën që tani po groposte Bashën.

Krejt në të kundërt, demokratët filluan t’u besonin teorive konspirative me blerje mediash ndërkombëtare, madje duke identifikuar edhe korruptuesit e mundshëm shqiptarë, pa ngurruar të përsërisin të njëjtat fjalë që socialistët kishin thënë për gazetën me tirazhin më të lartë në Gjermani. Madje ata u krekosën si triumfatorë, kur Bild e zhduku artikullin nga faqja.

Lexo më tej:

Bild fshin shkrimin për financimet ruse të Bashës

Në fakt, është e vështirë të hamendësohet se ç’ndodhi mes mbrëmjes të së dielës dhe orëve të mëngjesit të së hënës, deri sa vetë tabloidi gjerman nuk ka dhënë një shpjegim serioz.

Por, edhe pa e ditur atë, disa gjëra mund të thuhen me bindje.

Fakti që e përditshmja, në mënyrë amatoreske, e fshiu shkrimin me titull: “A qëndron Rusia pas fushatës kundër antarësimit në BE”?- nuk do të thotë automatikisht se Lulzim Basha është i pastër për mbi gjysëm milionë euro të paguara për lobistët e tij. Pavarësisht se artikulli nuk ekziston më online, pavarësisht se akuzat për rusë dhe lobim kundër negociatave ngjajnë qesharake, në këtë aferë ka qindra mijëra dollarë që PD nuk i justifikon dot. Ato janë deklaruar ndryshe në Uashington dhe ndryshe në Tiranë. Historia e pagesës për fotot me Trumpin është për kreun e PD, po aq e pasqaruar sa ajo e çiftëzimit të Ramës me taksistin e dënuar në Amerikë, Bilalin. Prandaj “korrigjimi” i Bild-it, nuk është ndonjë nga ato raste që të japin të drejtën të thërrasësh fitore.

Andi Bushati: Ku ngjan foto Basha- Trump, me atë të Rama- Obama?

Nga ana tjetër, as pretendimi i socialistëve për mungesën e kredibilitetit të Bild, nuk është i përligjur. Ndonëse, ndërmjet dy historive të publikuara nga gazeta, ajo njërës i qëndroi deri në fund, ndërsa nga tjetra me sa duket u tërhoq, ky nuk është ndryshimi i vetëm mes tyre.

Në rastin e përgjimeve të vjedhjeve të votave në Durrës dhe Dibër, ne nuk lexuam vetëm shkrimet dhe komentet e Piter Tiede. Ne dëgjuam me veshët tona pazaret për blerjen e votave, provuam funksionimin e makinerisë kriminale shtetërore, shpërblimin e punonjësve të rendit që i kryenin këto akte dhe lidhjen e pamohueshme me trafikantët e përfshirë në ndryshimin e rezultatit të votimeve.

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Ndërsa, për lidhjet ruse të PD dhe financimet e pazbardhura të Bashës, gazeta nuk u soll njësoj. Bild nuk bëri asgjë më shumë sesa i përsëriti publikut ato fakte që pati lexuar në investigimin e “Mother Jones”, duke hedhur ndonjë pandehmë të pafaktuar se PD qe implikuar me Rusinë për të penguar integrimin e vendit drejt BE.

Shkrimi i “MOTHER JONES” për ndërhyrjet ruse në fushatën e Bashës

Pra edhe sikur “jo seriozia” BILD mos ishte “penduar” për shkrimin që godiste PD-në, mes dy historive nuk mund të vihet shenja e barazimit. Goditja që iu bë sistemit kriminal të blerjes së zgjedhjeve nga Rama ishte e plotë dhe e pa kundërshtueshme. Prova për këtë është se të njëjtat fakte i rimori si të vërteta edhe një media skrupuloze si “Der Spiegel”. Prandaj pretendimi për t’i futur të dyja “goditjet” në një thes, duke hamendësuar se gjithçka që publikohet nga tabloidi gjerman nuk duhet marrë shumë për bazë, përbën një manipulim perfid.

Po aq manipulative janë edhe versionet e përhapura aty- këtu se gjithçka kundër qeverisë e botuar në Bild, është vepër e një këshilltari gjerman të PD-së, apo se ato që s’i shkojnë për shtat opozitës, i ka paguar Taulant Balla.

Këto lloj gënjeshtrash, që u serviren militantëve të të dyja kampeve, janë shumë larg të vërtetës. Ato janë tagjia bajate me të cilën ushqehen fanatikët, që duan ta shohin liderin e tyre të pastër si ëngjëll dhe kundërshtarin e tij të zi si djall.

Prandaj shpikësit e tyre flasin për “tabloid të pabesueshëm” kur nuk u shkon për shtat dhe për gazetën më të madhe në Gjermani kur e kanë në favor.

Në fakt, e vërteta është disi më ndryshe.

Me tërheqjen e artikullit të publikuar të dielën në mbrëmje, Bild ndoshta e kuptoi se nuk ka asnjë provë evidente për një bashkëpunim ruso- opozitar për të penguar përparimin e vendit drejt BE. Por nga ana tjetër, kjo zbrapsje nuk përbën asnjë alibi se Basha nuk e ka shkelur ligjin shqiptar të financimit të partive me mbi gjysëm milioni euro që i dalin tepër.

Ndërsa pala tjetër, as nuk mund të shfrytëzojë atë që shkroi gazeta për të noterizuar propagandën e saj, as mund të përdorë atë që ajo fshiu, për të vënë në pikpyetje seriozitetin e denoncimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

©Lapsi.al



30 Comments

  1. O Bushat e bere ”’mediaje BULEVARDESKE e tabloidit gjerman Bild”” tani Bildin ? Deri tani e quanit si ‘MEDIA GJERAMANE PRESTIGJOZE’ .

    Tani na doli ‘media bulevardeske’…

    1. Ndonësi ky komentuesi duket kjartë që është partizan i Tao Pallës, i jap të drejtë kur i drejtohet Bushatit me dyshim për cilësimin e Bild si një “tabolloid bulevardesk” e që paskej bërë një “gafë”.
      Shkrimet e Bild e të Zërit të Amerikës të ilustruara me përgjime të prokurorisë , pra me fakte konkrete për përzjerjen e kësaj qeverie jo vetëm në blerjen e votave me para droge, por edhe bashkëpunumin e tyre me bandat kriminale të trafikut të drogës, mund të krahasahen me shkrimin e postuar nga ndonjë qejflli i së majtës ekstreme me historinë qesharake se e djathta shqiptare qenka e lidhur me rusët, po aq sa mund të krahasosh regjimet komuniste diktatoriale, me sistemin demokratik perëndimor.
      Bën si bën Bushati e nuk heq dorë nga krahasimet e pa krahasueshme.
      Bushati ka vite që i mëshon idesë së tij se e keqja më e madhe i erdhi Shqipërisë nga Partia demokratike, e kur vihet të kritikojë qeverinë Rama, nuk haron të përsërisë gjithmonë se ky “po i afrohet Berishës”

    2. Ne fakt per nje gje ka te drejte Bushati. Per blofin. Sepse vete ai doli blof 12 ore me pare kur botoi tere zell postimin e Taos dhe 4 ore me pas kur e kuptoi se ia kish futur kot nga zelli i madh per te barazuar Bashen me Ramen, beri analizem drejtpeshuese per te lare m.. me sh.. . Por qoken ia beri gjithsesi Rames. Sigurisht Bushati seshte aq budalla ta linte autogolin e ballines se portalit pa pergjigje se ne fund te fundit Lapsi nuk eshte Tema e Meros ama demi u be.Do beje mire ta hiqje edhe ti si Bildi Andi,pa pishman dhe me nje “na falni” te sinqerte.

  2. Bushat, po ben lojen e Fuges haptaz fare! Ai Artikull u publikua te djelen ne darke kur ska asnje zyre te hapur dhe gazeta eshte ne sherbim online te reduktuar sepse lajmet fillojne te henen! Perse u fshi ai shkrim? Sepse u diktua si nje shkrim i paguar me kohe te shkurter sa per te vene ne levizje makinerine e propagandes se Rames, ashtu sic ishte projektuar! Perse nuk shkruan thelbin por e zgjaton ekon ne sherbim te Rames?
    P.S. Ti Bushat e di mire se Muzinin e ka paguar Rama ne bashkepunim me Vucic qe ka lidhet ne Moske per te demtuar PD dhe mbajtur ne pushtet ndaresit e kosoves, Pra Rilindjen!!!

    1. wauuuuwww sa i zgjuar qe qenke ti ?
      Muzinin e ka paguar Rama me Vucicin kundra PDs. …
      Lum PDja per buzbardhet si puna jote qe ka ne gjirin e Saj.

      1. Po ti kërriç e bir gomari je si mund ti kuptosh këto gjëra që nuk janë për gomerë e jo për kërriç@.

        Emri në fakt të rri shumë mirë.

  3. ZOTI BUSHATI KUJDES SE MERO GELBAZA KELLIRA DHE TAULANT BALLA ,MUND TE DEMTOJN MAKINEN SIQ JA BENE FATOS LUBONJES,ZAGARET E EDI RAMES JON TE DETYRUAR TI ZBATOJN URDHERAT,JU KUJTOHET KUR MERO GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ EDI RAMES ATE TURPIN FAMILJAR ME KRISTAQ RAMEN ,ATEHERE ISHTE ZAGARI E SALI BERISHES ,TANI ESHTE BERE ZAGARI I EDI RAMES,NE FAKT EDI RAMA PAGOJ CA CUNA PROBLEMATIK DHE E SHQELMUAN MERO GELBAZA PER ATE DOSJE,TANI ESHTE EDHE DETYRUAR TI LEPI QIMET E BYTHES EDI RAMES DHE ORGANIZATES

  4. Jam nje fshatar nga Zall Mneri dhe na bo shume pershtypje gazeta gjermone sa dhe krasitjen e pemeve nuk e bom kete jave.
    I lutemi presidentit qe te mbledhi Sigurine Kombetare.Ene Qazimja e Tutit e kishte merak.

  5. O BUSHAT TE DI SHUME MIRE PESHEN E MADHE QE KA LILD NE GJERMANI : ESHTE GAZETA ME E LEXUAR DHE PRESTICIOZE DHE JO BULEVARDESKE

  6. Bild e hoqi lajmin, dhe efekti ne lumturine rilindase, qe mendohej te zgjaste deri ne tre dite, zgjati vetem disa ore. Pune e madhe! Vetem Fuga u merzit ngaqe eshte i sektorit. Rilindja i ka cunat te shtrire kudo. Ata jane garancia e galle qe festa rilindase te zgjase 4,8,12…… vjet. Tashme cunat fale opozites, jane bere edhe pjese e tryezave te nivelit te larte politik.

    1. Ka nje gabim ne ate qe shkruan Neri, “lumturia e rilindoreve zgjati disa ore…” Ne fakt lumturia zgjati per disa ore, por u kthye ne dhembje, turp, poshterim pasi artikulli u fshi. Vetem nje person qe as shpellar nuk mund te quhet sepse as shpellat nuk do denjonin ta mbanin, nje person me zhvillim mendor sa te njeriut te Neandertalit si kryetari i grupit parlamentar socialist, mund te krenohet me ate artikull. Po te kthehemi tek ato qe ka shkruar Bushati, mendoj se shume argumente qendrojne, por Bushati gabon kur e quan Bild-in gazete bulevardeske pasi ky tabloid ka nje game shume te gjere publikimesh. publikime qe shkojne nga lajmet roze deri ne kroniken e zeze, nga politika e brendshme gjermane ne politiken nderkombetare. Kjo eshte nje zgjedhje “tregtare”, per te patur sa me shume konsumatore. Perfundimisht mund te thuhet se artikulli i publikuar dhe i fshire me pas, mundet te kete “efekte orgazmike” vetem per njerez. zhvillimi mendor i te cileve eshte ai qe shoqeria njerezore kishte para 40 mije viteve. Ajo qe mund te vleresohet deri diku eshte tentativa manipuluese e grupit te pr te rilindoreve, te cilet kerkuan te zhvlersojne vendimin e gjykates dhe t’i ulin piket opozites pikerisht ne ditet kur Basha eshte ne kuotat me te ulta qe pas dorezimit te mandateve. Nga ana tjeter mendoj se heqja e artikullit nga faqja e Bild, e zhvlereson shume kete tentative dhe tregon edhe nje here se e vetmja gje qe dine te bejne rilindoret, eshte propaganda.

      1. Rilindasit jane pergenjeshtruar e poshteruar me dhjetera here ne keto 6 vite( mire qe avioni i droges nuk ra ne parlament, atje ku e “dinin” per mushkojne) dhe asgje nuk i ndodh. Kjo tregon se rilindasit kane ca gjera qe i bejne shume me mire se propaganda. Do t’i bejne prap me sukses

  7. Nuk jetohet ne Shqiperi per sa kohe mbeshtetet Rama, dhe akuzohet opozita, sidomos Z. Basha te cilin nuk e meritojme si popull!

    1. Kari Basha e meriton ti o qytetar mu ne lule te bythes. Popull kari qe ju iku jeta duke ju qi Rama ene Basha ene tani thu qe se meriton as te qihesh ne bythe nga Basha

    2. ME KET EARSYETIM QE BENE TI ESHTE ME MIRE TA KTHESHE EMRIN NGA QYTETAR NE DERRKATUNARI . RAMES TJA SHKERDHESH ANETEN , BASHES TJA SHKERDHESH DY HERE . KETA JANE NJESOJ .

  8. Oh sa na rruhet Suma per Bild Apo lapsi Apo shkuleri.
    Na bohet zemra Mal per ket brez qe dun I dru bytheve,Jan shum puntor.
    Ne katunin tem te gjithe flasin gjermsnisht dhe asnji spuno mo.
    Faleminers shume gjermanit se na la. Pa Pune

  9. O Bushat,Rama me Bashen po bejne pazarin e radhes,keshtuqe fol sa te dush ti ne do vazhdojme te vuajme si popull,Katovica vazhdon me sukses….

  10. Bushat, po ki kujdes edhe ti me shqipen, se nuk je amator ne analiza ndaj nuk te shkon amatorizmi edhe ne drejtshkrim.
    Nuk drejtshkruhet “Nje shaka prej mediaje bulevardeske…”, por “nje shaka prej mediumi bulevardesk”, sepse nga latinishtja fjala ‘medium’ eshte ne nr. njejes dhe ne shumes ben ‘media’. Keshtu Bild eshte medium, sic eshte medium edhe Spiegel. Te dyja, apo disa prej tyre jane ‘media’, ne shumes….

  11. Kam pare kryetar qeverie qe ka “vesh minifund” per nje foto por kam pare edhe kryetar opozite qe harxhon mijera euro per lobime te dyshimta dhe ne fund asnje nuk eshte fajtor . Nuk e di pse duhen harxhuar me mijera euro pertej detit kur votues jane Shqiptaret ? A e kuptoni o Shqiptare se fajtor nuk jane lideret suprem te ketij vendi por ne , elektorati i ketij vendi qe votojme keto menxyra dhe qe ju kemi dhene kompetenca prej sulltani . Çfare duhet te ndodh ne kete vend qe ne si popull te ndergjegjesohemi ? A ja vlen ta diskutosh kete artikull te z.Bushati , dhe kujt do tja thuash kur ne kete vend i kemi pare te gjitha ? A ka ndonje fenomen qe perben më çudi ne kete vend dhe tek ne nuk eshte bere realitet ?

    Kam pare njerez qe dikur zvarriteshin para kryetarit dhe sot vulosin

    Kam pare puthadoras qe beheshin ure qe kryetari te mos bente pis kepuce e qe sot firmosin .

    Kam pare injorant qe nuk dinin te lexonin emrin e tyre dhe sot bejne si lektore ne foltoren e parlamantit.

    Kam pare njerez me duar te perlyera me te bardhe te kuqe dhe jeshile por sot luftojne drogen .

    Kam pare njerez qe firmosnin duke njomur me boje shkrimi gishtin tregues dhe sot jane poliglot .

    Kam pare dikur kodosher qe u pasuruan me kete zanat ndersa sot mbrojne te drejtat e grave .

    Kam pare pedofil qe sot mbrojne te drejteat e femijeve .

    Kam pare dikur hajduter , kodosher e krimine qe sot jane drejtues ne policine e shtetit .

    Kam pare dikur police me shkolle fillore qe nuk dinin te flisnin as edhe shqip por sot perveçse jane bere arkitekta , inxhiniera dhe jurista biles jane bere edhe deputet qe vendosin per te ardhmen e ketij vendi o popull .

    Kam pare dikur hajdut ordiner qe sot jane gjykates e prokurore .

    Kam pare drejtore policishe qe ne fillim luftuan pastaj bashkepunuan dhe sot jane deputet ne saj te krimit .

    Kam pare njerez qe argumentonin se nje + nje bejne dy por sot mundohen te na mbushi mendjen qe bejne edhe tre edhe kater , biles edhe sa te dete kryetari i partise .

    Kam pare shume njerez qe zeri i tyre kumbonte neper simpoziume por sot heshtin se u ngel qejfi kryetareve .

    Kam degjuar kryeministra qe mburren per nivelin e larte te jeteses ne vendin tone por kur hapim deren e frigoriferit e kuptojme se politikanet jane ku*va dhe ne prape si te marre i votojme .

    Kam pare vellezer qe duheshin shume por qe per partine ishin gati ti nxirrnin syte njeri-tjetrit .

    Kam pare njerez qe dikur vetem studionin dhe sot kerkojne lemoshe .

    Kam pare dikure njerez qe dhane jeten per te miren e ketij vendi dhe sot jane pluhurosur .

    Kam pare dikur doktora , inxhiniera dhe profesore qe i dhane gjithçka ketij vendi por sot nese do ti takosh i gjen tek portet dhe aeroprti i tiranes me plaçka ne kurriz dhe nje bilete vetem ikje(pa rikthim) .

    Kam pare e ç’nuk kam pare , kam pare perversitete familjare , monstruozitete dhe mekatare te çdo lloj tipi por pas tre ditesh çdo gje eshte harruar dhe ato kane ndodhur e do ndodhin perseri .

    Çduhet te ndodhe me ne kete vend qe ti o popull te ndergjegjesohesh ?
    A e kuptoni o popull qe jemi vendi ku çdo mostruozitet eshte bere realitet ?
    A e kuptoni se ne kete vend edhe çudia me e paimagjinueshme nuk perbene me çudi ?
    A ja vlen miresia(te jesh i mire) ne kete vend ?
    A ja vlen drejtesia(te jesh i drejt) ne kete vend ?
    Apo duhet te jesh pervers , politikan , genjeshtar dhe kriminel qe te mbijetosh ?
    A ja vlen ta jetosh jeten ne kete vend o vellezer Shqiptar ?????

    Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet – Oscar Wilde

    Por te ardhmen tende nuk ke pse ta blesh o shqiptar , ajo eshte ne doren tone o vellezer te nje gjaku .
    Erdhi koha ti themi BOLL ligesise , marrezise dhe hipokrizise kolektive .
    BOLL më me mekate kolektive.

    Nuk ka asnjë mëkat përveç marrëzisë kolektive – Oscar Wilde

    V.O. Ju kerkoj falje te gjitheve se jam zgjatur shume por siç thuhet ketej nga Shqiperia e mesme : jam fok (me ka shku atu ku nuk mban me) . Reapekte dhe Tung te gjitheve .

    1. Me siper nuk fola per vete por per ty dhe tipa si ty o Kovi .
      Nese ndjehesh rehat vazhdo e fli , nese jo fol dhe kundershto me ze te larte .
      Tridhjetevjet tranzicion me te njejtat fytyra jane shume o Kovi . Tung

  12. Me fjalime,hartime,premtime dhe komente jemi mire por a kemi ndonje fe?
    Ne regjistrin e pronave te OKB-se Shqiperia eshte e pamatur dhe GOGLE nuk e ka perfshire ne asesetet nderkombetare. se nuk e mat dot.
    Edhe papa i Romes akoma nuk e di se sa katolike jane ne shqiperi sepse kur u be rregjistrimi i feve ne 1994 dolen: 7 milone katolike,11 milione ortodokse dhe 15 milion myslimane(5 milion jane bektashinj)
    Keshtu qe ngelem pa u rregjistruar aq me teper qe shkollat ne shqip jane mbyllur me shume se 45%.
    Te gjithe duan te mesojne gjuhe te huaj por nuk dine shqip se nuk i duhet gje.

  13. Po me termetin ku jemi apo kemi hallin se kush do fitoje ne Libi.
    Bushat a je ne Shqiperi apo me Lulin neper note?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *