• |
ide | kryesore

Inter cakton vizitat mjekësore për Moses, Lampard e konfirmon: “Do të shkojë në huazim”

Sport



Victor Moses është në shënjestër të Inter dhe duket se operacioni është praktikisht një punë e kryer sidomos në dritët e lajmeve që vijnë nga Anglia dhe deklaratat e teknikut të Chelsea, Frank Lampard, që ka konfirmuar kthimin në bazë të mesfushorit nigerian pas huazimit tek Fenerbahce. “E di që po rikthehet – tha tekniku Lampard -, por nuk do të qendrojë me ne. Bisedimet janë në zhvillim për një tjetër huazim”. Operacioni është ndërtuar në fakt në bazën e një huazimi me të drejtën e blerjes fiksuar në 10 milionë euro.

Pasi ka dështuar në tratativën për Spinazzola, Inter është kthyer në kërkim të përforcimit në krahë të mesfushës së Conte e profili i Moses, i stërvitur nga tekniku gjatë eksperiencës së tij londineze, është një nga ato të sugjeruara nga trajneri zikaltër, që me Blues e kishte gjithnjë titullar. Muajt e fundit në huazim në Turqi nuk shkuan mirë për nigerianin për shkak të disa dëmtimeve, që e kondicionuan në shtatë prezenca në këtë sezon, duke realizuar vetëm një gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *