• |
ide | kryesore

Bojkoti i emisioneve TV/ Ku ka humbur Lulzim Basha?

-Instant, Kryesore, Lajme

Kush i ndjek emisionet e mbrëmjes me vëmendje, ka vënë re me siguri se që prej fillimit të këtij sezoni lideri i opozitës nuk është shfaqur në asnjë prej emisioneve të mëdha në “prime time”. Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë paraqitje në studio, as tek “Opinion” i Fevziut, as tek “Open” i Eni Vasilit, as tek Artur Zheji, apo Sokol Balla.

I vetmi nga PD që ka pasur “luksin” e përballjes me gazetarët ka qenë ish lideri Sali Berisha. Dy prej këtyre drejtuesve të emisioneve, që për hir të ruajtjes së diskrecionit dhe mosprishjes së marëdhënieve nuk kanë dashur të prononcohen, kanë deklaruar “off” për Lapsi.al, se e kanë ftuar disa herë liderin e opozitës, nuk kanë marrë një “JO” të prerë prej tij, por në fund nuk kanë pasur sukses. “Unë kam dashur ta kem në emision që prej qershorit të kaluar, menjëherë pas ultimatumeve të amerikanit Palmer dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale, por pa sukses. Po ju gaboheni kur thoni në shtator, Basha mungon në emisionet kryesore që prej pranverës së shkuar, pra pak a shumë që prej kohës që kur dogji mandatet dhe nuk shkeli më në kuvend”, tha një nga drejtuesit e emisioneve për Lapsi.al.


Në fakt, në qershor të vitin të shkuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë (jo në studio) në emisionin Opinion, Basha i bëri thirrje mbështetësve të tij të mos i shikonin më televizione si Klan dhe Top, të cilat ai i konsideroi si vegla qorre të qeverisë që dezinformojnë për llogari të saj. Por vështirë të besohet se mungesa e tij e gjatë në ekrane lidhet me këtë qëndrim.

Basha: Injoroni Tv Klan dhe Top Channel, “vegla qorre” të Ramës

Shumë vëzhgues të politikës e lidhin këtë taktikë me dështimin e rrugës radikale dhe me pamundësinë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve si përshembull: Thatë se nuk do lejonit zgjedhjet lokale dhe votimet u bënë; thatë se nuk do lironit bashkitë dhe në to hynë socialistët; thatë se do vazhdonit me protesta dhe i braktisët; thatë se s’ka marrveshje me Ramën apo ulje në tryezë me Gjiknurin dhe gënjyet…

“Pavarësisht nga këto patate të nxehta, të cilave është vështirë t’u përgjigjesh, përsëri Basha po sillet në mënyrën e gabuar”, tha për Lapsi.al një ekspert që është marrë shkurt me këshillimin e tij. “Basha sillet si dikush që kujton se po nuk e njohu ai një realitet, ky realitet nuk ekziston. Por kjo në shkencën e politologjisë konsiderohet si një gabim, e para se e lë fushën bosh për të luajtur rehat të tjerët dhe së dyti sepse, edhe kur ke pak gjë për t’u justifikuar, është më mirë të mbrosh versionin tënd. Shikoni rivalin e tij Ramën: edhe kur është përballë skandaleve më të mëdha, edhe kur kapet me preshë në duar, është gjithmonë prezent për të bërë dominant këndvështrimin e vet për ngjarjen. Ndoshta në planin human kjo është një meritë e Bashës, sepse atij nuk i është trashur aq shumë lëkura sa ta bëjë paturpësisht të zezën të bardhë, por politikisht kjo lloj sjellje me frikën për t’u përballur, ndëshkohet» pohoi ai.

Por, megjithë këtë debat shefi i opozitës mungon prej një kohe pajustifikueshmërisht të gjatë në ekrane, pavarësisht se drejtuesve të emisioneve kryesore u premton pothuajse çdo javë, se shumë shpejt do të jetë në studion e tyre.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. Perfundimisht me kete nuk ja vlen .
    Ky kembengul si mushk ne gomarllikun e tij .
    Ky kujton se po nuk u zgjua ky nuk lind dielli .
    Po nuk bere ndryshime mire je . Opozita eshte e rehatshme .

    1. Po a nuk e ka pranuar vetë Bushati që e drejton këtë pyetje për Bashën se mediat e mëdha shqiptare janë kapur nga Rama ?
      Përse duhet të shkojë Basha e të bëjë debate banale me Sokol Ballën, Lorenc Vangjelin, Bollinon, Dudushin, Laert Vasilin apo Fatos Klosin që i dalin në mbrojtje marrëzive të Ramës ?
      Basha ka një vit që ka ikur megjithë opozitën nga palo parlamenti, pikërisht për të injoruar lukuninë e papagallëve të Ramës, e të shkojë e të dëgjojë nëpër televizione papagallët e tij mediatikë ?

  2. Është e vertetë që opozita ka “gabuar” që ka luftuar vazhdimisht për të demaskuar këtë qeverisje të korruptuar e ka pretenduar të rëzojë këtë qeveri ?
    Që të mos bënte këtë “gabim të madh”, a mos duhej të thoshte të kundërtën, që na falni ju shqiptarë se jemi ne që kemi qenë të “korruptuar” e kjo qeveri është më e mira që ka pasur Shqipëria ?
    Ndërkaq pikërisht ata që sot po i vërsulen opozitës që po ulet për të bërë bisedime me qeverinë, po aq sa kritikonin këtë qeveri me po ato fakte të opozitës, ndihmuan këtë qeveri për propogandën që përhapte Rama, se edhe kjo opozitë kur ka qenë në pushtet, ka bërë gjithë të këqijat e bile më keq se ka vrarë 26 bjerëz në Gërdec e 4 në 21 janar.
    Ka kaq vite që PD vihet në sulmet edhe të PS edhe të analistëve “të pamvarur”, që gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj, “vrau” 30 shqiptarë “të pafajshëm”.
    Në fakt asnjëherë nuk përmendet se 26 personat që humbën jetën në Gërdec, nuk i vrau qeveria sepse qeveria po bënte të kundërtën, po çmontonte municionet e rrezikëshme të mbledhura nga paranoiaku Enver nëpër depot në qendra të banuara, e që u bënë shkak edhe mijra vrasjet e 97-tës, edhe për vrasjet që vazhdojnë thuajse çdo ditë nga po ato armë edhe sot, por edhe sepse duke u futur në NATO , ajo qeveri kishte detyrimin që të zhdukte ato armë që përbënin rrezik permanent për shqiptarët që banonin në afërsi të depove.
    Gërdeci u hetua e si shkak i tragjedisë. doli pakujdesia e një njeriu që saldonte duke pasur të shpërndarë në tokë pa kujdes barut që hodhi në erë jo vetëm fabrikën , por edhe gjithë fshatin.
    Dyfish më shumë shkaktoi viktima tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
    Nuk ishte faji i një njeriu të vetëm, por ishte një katastrofë natyrore e paralajmëruar nga një tërmet tjetër të cilin e neglizhoi kjo qeveri e si pasojë vdiqën po aq sa në Gërdec.
    Nuk po i hy statistikave të vrasjeve si pasojë e riforcimit të bandave kriminale apo përplasjes midis këtyre bandave me shpërthimin e kultivimit e tragikut gjigand të drogës që lulëtoi gjatë kësaj qeverisje.
    A është bërë hesap sesa shqiptarë kanë vrarë veten nga dëshpërimi në këto vite të qeverisjes Rama e sa qindra mijë të tjerë janë arratisur ngaqë nuk kanë gjetur asnjë mundësi mbijetese ?
    Opozita , pikërisht se bëri “gabimin” që u largua nga parlamenti, organizoi protesta të fuqishme që ju bashkuan dhjetra mijëra shqiptarë.
    Nëse këta “analistët” kritizerë të saj, nuk do tju a bënin mëndjen çorbë shqiptarëve duke e shprndarë fajin njëlloj si tek qeveria edhe tek opozita, këto dhjetra mijëra do të ishin bërë qindra mijëra e do të bënin protesta të përditëshme e jo një herë në një apo dy javë.
    Sado i trimëruar nga pushteti Rama në të gjitha institucionet e shtetit, nëse kundër tij do të kishin dalë edhe të mashtruarit nga kritizerët e opozitës, nuk do të qëndronte dot as edhe një muaj në pushtet.
    Tallej Rama me opozitën duke e quajtur liderin e saj “gjumash”, kur i binte rretheqark gjithë Shqipërisë e ngrinte në protesta me dhjetra mijë shqiptarë me thirrjet “Rama ik”, e talleshin edhe analistët majtistëse nuk rrëzohet pushteti me fjalë po me revolucione, grykën e pushkës.
    Pikërisht këta “revolucionarë” që abuzojnë me katër viktimat e 21 janarit, bëjnë thirrje të marjes së pushteti me revolucion të dhunshëm që mund të prodhojë mijra viktima të tjera.

    1. ÇA KE DASH ME NA THONE ME KETE SHKRIM O ZOTERI ? JE KAQ NAIV SA BESON TEK KETA ? JANE E NJEJTA GJYSEM BAJGE QE MENDON PER INTERESIN E TYRE PERSONAL DHE NUK U RRUHET TEK POPULLI , E SHIKON QE KUR BEHET FJALE PER INTERESAT E TYRE BEHEN NJESH .
      EDHE KUR JA FUSIN POPULLIT PO NJESH BEHEN . FAJI ESHTE I JOTI , I IMI , I JONI QE NUK BEHEMI NJESH KURBDER TYRE .

    2. KY KOMENTUESI KA TE DREJTE DERI DIKU, POR PER GERDECIN, NUK JU KUJTOHEN SE NE ATE VEND FAMEKEQ PUNONIN EDHE FEMIJE PER 2 KOTHERE BUKE QE I JEPTE FATMIR MEJDIU E SHKELZEN BERISHA PASI KETA KISHIN MARRE MILIONAT PER VETE NGA KJO PUNE. MEGJITHATE KY ARTIKULL ESHTE KOT PASI JASHTE VENDIT EDHE PRESIDENTAT E KRYEMINISTRAT POTHUAJSE NUK DALIN FARE NE TV PERVEC KUR KA VOTIME, E JO ME KRYETARI I NJE OPOZITE QE LIGJERISHT NUK EKZISTON DHE TOP CHANNEL E KLANI NUK E PERFILLIN FARE ME(SE DIHET SE KUSH I DREJTON NE TE VERTETE DHE QE JU JEP PARATE KETYRE TELEVIZIONEVE). SHIHNI VETEM EMISIONET INVESTIGATIVE, TE NDODHTE DICKA E MPRAPSHT NE KOHEN E SALIUT BEHEJ LAJM, NDERSA TANI NGAQE NDODHIN SHPESH, DUKET SI DICKA E ZAKONSHME(JA SI NDRYSHOJNE KOHERAT PER NE E PER TV PER ATA QE KANE HARRUAR). UNE JAM DAKORT ME KETE BOJKOT TE BASHES, ESHTE LEVIZJE E ZGJUAR. NDERSA PER ATA QE E QUAJNE VETEN “ASNJEANES” OSE ME SAKT JANE ME ATA QE THONE “PO IKU KY(RAMA), KUSH DO VIJE”, KAM NJE PYETJE PER JU: PSE NUK BEHENI BASHKE NE NJE LEVIZJE DHE TI LARGOJME NGA PUSHTETI E OPOZITA KETA TE
      GJITHE QE JANE TE INFEKTUAR NGA KOMUNIZMI?
      MEGJITHATE DIHET SE NUK BOHET KUSH, SE KA THENE NJE SHKRIMTAR I SHQUAR: ME LEHTE ESHTE TE MBLEDHESH NJE GRUSHT ME PLESHTA SE TI BOSH 2 SHQIPTAR BASHKE NE NJE MENDJE.
      PRA NGELET PER TE ZGJEDH TE KEQEN ME TE VOGEL, DHE E KEQJA ME E VOGEL E PROVUAR ESHTE OPOZITA, TJETER ZGJIDHJE NUK KA PERVECSE ME U LARGU NGA KY VEND. ZGJIDHNI E MERRNI VETE.

      1. Pa kujtohu ore mik !
        A nuk ishte biznesmeni i ndërtimit Mihal Delijorgji, mik i Ramës ai që kishte futur në këtë fabrikë të rrezikëshme fëmijë për të punuar, vetëm për të fituar më shumë para ?
        A nuk ishte Rama ai që bëri çmos që Delikorgji ti shpëtonte dënimit ?

  3. Me vjen mire qe Lulzim Basha e ka kuptuar qe Tv ne Shqipni jan te gjith ne sherbim te kryministrit.Basha tuj ndjek rrugen e takimit direkt me Popullin dhe ashtu duhet qe votuesit ta kuptojne se keto KANALE TELEVIZIVE QE NDODHEN NE SHQIPNI JAN SHITUR TE DJADHI.

  4. Se kuptoi duhet me qene patjeter ne emisione TV per Te ber punen Kryerari opozites .ne europ kryeministri e president dalin shume rrall ky nuk esht lajm

  5. Byroisti i pd njelloj si debatikasi coli qe ngjiste ne muret e rrugicave trakte te pksh ky ngjit komente te lapsi per te na treguar se gerdeci ishte nje pune per te hequr dhe jo shitur nga shkelzeni i salihut dhe ne fund vdiqen 30 dhe u plagosen 300 njerez hallexhinj,ky byroist debatikas i pd kerkon ta beje cakallin salih nje lepur o shpellkar shko e thuaja atyre ne vicidol keto perralla debatikase

  6. Zjarr fikesi Basha është një tradhtar sorrosian, gjysma tjetër e denjë e Rames. Ky duhet larguar me ceremoni, PD është një shtëpi që e ka marr lumi, ku faj të madh ka edhe Berisha.

  7. Gerdeci eshte nje rast korrupsioni vrases njelloj si termeti. Njerez moren leke per mbyllur syte per kushtet teknike me shpresen se me e keqja nuk do te ndodhi. Kjo eshte paradigma per shume gjera qe ndodhin ne shoqeri. Njerezit korruptohen duke pranuar te keqen normale dhe duke shpresuar se do shmanget e keqja absolute. Nje emer tjeter per keta eshte vrases.

  8. Ti byroist i ores 15 03 tu kurjt suma kur e lexove ti mor shpellkar qe nuk le rast pa mbrojtur baben shpirteror vazhdo kruje sumen se salihu ta ka lene shendene

  9. Basha osht kar ma zile.
    Nje premtim nuk ka mbajt. Nje aksion politik nuk ka fitu.
    Hoqi nga PD gjith ata qe mund ti delshin kundra dhe e ka mush pdne me zara. Per car te dali kur ska asigjo me thone.

  10. Ne kete portal, po te shihni e lexoni komentet e nje fare kurvi IPAEMER, duket se eshte abonenti e i paguari nga dv Rama, si shurres i tije, e marres ere i hemoraidit qe po e shkatrron cdo dite. Nje hajvan, i ngordhur nga llogjika, e faktet e deshmite, ne cdo koment eshte injoranti me idiot e pa baze ne ato qe shkruan. Te gjitha i ka nga komentet e shpifjet e BALLES, PIONIERIT TE ENVERIT, E KETU , KY FARE KOMENTUESI BIRE KURVE HEDH RROMUZE E SHPIFJE TE PREGATITURA NGA KOMITETI I ISH I KOMUNISTEVE TE tIRANES.kY, LANGARAQ, GJITHMONE PO ME TE NJEJTAT SHPREHJE, E LLOGJIKE SHTERPE KOMENTON. nuk e merito te merrem me kete kuceder me shume koka te ridhjerjes qe i bene ketij vendi, depse akoma thone qe faijn e ka Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu