• |
ide | kryesore

Video me kokainë, mbërrin tek SPAK kryebashkiaku i Bulqizës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dëshmuar rreth videos së publikuar në media, ku pretendohet se ai është duke konsumuar kokainë në një ambient publik.

Alla shoqërohet nga avokati i tij mbrojtës, Petrit Ismaili.


Kujtojmë se Alla e ka konsideruar videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha si montazh, dhe ka paralajmëruar se do të padisë ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.

Po ditën e sotme, në SPAK ka dëshmuar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili tha se publikoi videon në media pasi kreu verifikimet e duhura, dhe me bindjen e plotë se personi që duket teksa konsumon një lëndë të dyshuar si kokainë nga një pjatë në lokal është Lefter Alla, kryebashkiaku socialist i Bulqizës.

I mbetet prokurorisë tashmë të verifikojë jo vetëm autencitetin e videos, por edhe faktin se lënda në fjalë është kokainë.

1 Comment

  1. edhe ju si beni, sikur eshte i vetmi ky. aty jan te gjith keshtu. ne shqiperi gjen me kollaj kokain sesa hashash. ka dal ne mode tani. pastaj pse u dashka me e marr ne pyetje? bejini testin direkt se ajo per ca kohe ngelet ne gjak (sidomos po te jet kokainoman kronik). po ka qen vec nje rast, faljani se su be nami per nje viz. ed rama i ka qi ropt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu