• |
ide | kryesore

Video/ Solskjaer ironizohet, Manchester United sulmohet: “Fëmijët nuk do ta veshin më fanellën e klubit”

Sport, Video



I turpëruar përpara tifozëve të tij, Manchester United ka kaluar një mbrëmje të hidhur në Old Trafford kundër Burnley. Red Devils mendonin se do ta kishin të lehtë kundër skuadrës së Sean Dyche, por kështu nuk ndodhi: Chris Wood hapi serinë e golave (39′), Jay Rodriguez i mbylli (56′), duke i cuar njerëzit e Ole Gunnar Solskjaer në ferr. Shumë tifozë kanë braktisur stadiumin përpara fërshëllimës së trefishtë e për një legjendë si Rio Ferdinand kjo është e papranueshme.

United ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit të Premier në 2020: kjo ka tërbuar tifozët në lidhje me drejtuesit. Ferdinand nuk ka qenë më i butë dhe ka shfryrë në studiot e BT Sport: “Është e turpshme e gjithë kjo. United nuk mund ta mbrosh, tifozët dolën nga stadiumi pas 85 minutash. Ata që drejtojnë klubin duhet të ndërhyjnë, të bëjnë dicka. Fmijët e shkollave në të gjithë vendin nuk do ta veshin më fanellën e Man United e nuk do të duan të vijnë këtu të shohin këtë klub. Askush nuk po i hedh bazat për të ardhmen”.

Ferdinand ka kritikuar edhe Harry Maguire, mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë, që kaloi nga Leicester tek United në verë, për 92 milionë euro: “Të tregojë pak dëshirë! Si kapiten Maguire duhet ta bëjë. Ishte në pozicion më të mirë në krahasim me Wood tek goli i parë, por nuk e bllokoi. Një mbrojtës nuk mund të qendrojë kaq larg kundërshtarit. United është konsideruar një nga klubet e mëdha në botë, por nuk duam të përfundojmë si Liverpool… Iu deshën 30 vjet të arrijë këtu ku është tani”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *