• |
ide | kryesore

Flamurtarin e mbyt një vlonjat: Bregu i jep fitoren Skënderbeut në minutën e fundit

Sport, Video



Skënderbeu vetëm tre ditë pasi kishte mposhtur Partizanin, rrezikoi shumë të dështonte kundër Flamurtarit të vendit të fundit e që rezultatin më të mirë në këtë kampionat kishte barazimin. Dejvi Bregu bëri shpëtimtarin në minutën e fundit të ndeshjes, duke i dhënë korcarëve gjashtë pikë në 4 ditë, duke parë nga zona Europiane e renditjes.

Natyrisht rastet ishin në anën e korcarëve, por në shtëpi, mbështetur nga tifozët, bardhekuqtë nuk mundën të bënin diferencën, të paktën në pjesën e parë. Flamurtari luajti ndeshjen e zakonshme, madje duhet përgëzuar si gjen moralin për ta bërë në kushtet në të cilat ndodhet. Skënderbeu e zotëroi fushën, por nuk kishte agresivitetin për ta mbyllur.

Minutat që kalonin rrisnin vetëm përqendrimin e vlonjatëve për të dalë me pikë për herë të dytë në këtë sezon ndaj korcarëve. Daja shtoi forcën sulmuese dhe në fakt përpjekjet e Skënderbeut në 15 minutat e dytë të pjesës së dytë gati kuorëzohen: në të 70 Krasniqi nuk i gëzohet dot golit nga traversa. Skënderbeu u spostua i gjithi përpara në një presion të madh para portës vlonjate: Krasniqi humb devijimin vendimtar në të 84, por Flamurtari u ndëshkua atëherë kur dhemb më shumë e nga ai që ndoshta nuk do ta donte këtë peshë mbi supe. Bregu shënoi golin e fitores në minutën e fundit, duke dërguar në rrjetë topin e kthyer nga traversa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *