• |
ide | kryesore

Sizmologu Ormeni: Duhet mbajtur një sy hapur, Shqipëria në periudhë të lartë sizmike

Lajme, Të fundit

Institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve në Shqipëri. Sizmologu Rrapo Ormeni tha në emisionin “360 gradë” në RTV Ora se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

“Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 1979-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë.

Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë.

Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet” – tha Ormeni. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. O Ormen o te keqen vellai. Nuk eshte pune syri kjo, eshte pune parash!!! Dhe parate jane futur shtate pash ne dhe o te keqen vellai!

  2. Ishalla nk bie me temet ne durres se do shkaterroje popullin e shkret dhe do I lejn pas dore te gjithe sikur u tallen ksaj rradhe me makarona e oriz .. ky esht shtet koti shikojn interested e tyre lejn popullin rrugve ja nje ngjarje te vrtet me fshatin manez durres ja demtuar shum pallate dhe afer pallatve Jan shum shtepia we jetojn femije dhe te tjere pallatet Jan te demtuara the nk I shembin we mos te ket probleme te tjera me njerez pir shkojn shembin vetem aty ku kan interested e tyre ky shtet ska njerez te Mir Jan krejt kriminela dhe njerz we shikojn veten e Jo tjeret afer tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu