• |
ide | kryesore

“U vdiq në dorë dhe e groposën në Shijak”, dinamika e pengmarrjes në Kamëz

Arkiva, Lajme, Të fundit

12 ditë pasi u mor peng, Policia e Shtetit konfirmoi sot se Jan Prenga nuk jeton më. 49-vjeçari u mor peng më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë. Pas futjes në makinë ai është rrahur, dhe goditur, ku si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin “Golden”, në Shijak, aty ku do mbahej peng.


Po ashtu rezulton se autorët janë kujdesur për ta fshehur trupin e Prengës. Teksa familjarët kanë hapur dyert e mortit, ende nuk dihet ku fshihet trupi i 49-vjeçarit. Ndërkohë dyshimet janë se trupi mund të jetë groposur në Shijak.


Prokuroria e ka të qartë tashmë se çfarë ka ndodhur me Prengën pasi ka ndaluar edhe katër persona.

Në pranga kanë rënë: Leonard Hajrin, Bujar Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjen. Ata akuzohen për: “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.

Pse u rrëmbye Jan Prenga:

Sic është mësuar deri më tani nga grupi hetimor, Jan Prenga nuk kishte lidhje të drejpërdrejtë me autorët.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Dyshohet se vëllai i Jan Prengës nuk ka dorëzuar në destinacion një sasi të madhe kokaine për llogari të një grupi të strukturuar kriminal shqiptarësh me bazë në Angli, gjë e cila ka sjellë edhe ngjarjen e rëndë.

Dy vëllezërit e Jan Prengës jetojnë në Britaninë e Madhe, ku njëri është i dënuar me tetë vite burg.

Ndërkohë vetë Jan Prenga nuk ka patur precedentë të mëparshëm penalë. Duket se gjithçka ka ndodhur për hakmarrje, për shkak të konflikteve për pazare droge që kishin autorët me vëllain e viktimës.

5 Comments

  1. Si nuk investigon prokuroria keto kriminele qe si Kane vene keto pasuri marre Endes qe dihet vetem me aktivitete kriminale dhe per titreguar vendin e duhur dhe jo ti lene te Lire e Duke I bere dhe deutete

  2. Ca te keqe ka droga? Ata vete e duan. Cte keqe ka prostitucioni? Me zor ste merr njeri. Cte keqe ka korrupsioni? Eshte i zoti. Keshtu i permbysem vlerat dhe tani po korrim ate qe mbollem.

  3. Shtet i degjenerum…
    Keta para 2-3 vitve sikur u kerkonin per trafikim lendesh narkotike e tani dalin e ngroposin njerez.
    Shtet i qelbur e drejtsi e mallkuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu