• |
ide | kryesore

Zyrtare, Giovani Lo Celso te Tottenham deri në 2025

Sport



Te Tottenham, humbjet zëvendësohen automatikisht. Ndërsa mesfushori ofensiv danez Christian Eriksen u angazhua zyrtarisht të Inter, Spurs kanë lajmëruar nënshkrimin me Giovani Lo Celso deri në vitin 2025, i cili u huazua me mundësinë e blerjes nga Betis Sevilla.

I suksesshëm që nga ardhja e tij dhe i lavdëruar së fundmi nga trajneri i tij José Mourinho, argjentinasi, i cili ka kaluar përmes Paris Saint-Germain, u shpërblye. I shfaqur 14 herë në Premier League me fanellën e Spurs këtë sezon, 23-vjeçari do të vijojë karrierën e tij në Londër.

Shuma e operacionit është relativisht e lartë. Në fakt, për të angazhuar përgjithmonë atë që ishte i huazuar më parë, Tottenham ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së lojtarit, që vlerësohej rreth 40 milionë euro, shifër që do t’i shtohet çmimit të huazimit, që ishte 15 milion euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *