• |
ide | kryesore

Kërcënim me vdekje për Griezmann: faturën e paguan Atletico Madrid

Sport



Herën e parë që Antoine Griezmann ishte si kundërshtar në Wanda Metropolitano, pas sezoneve me Atletico Madrid, u krijua një debat i fortë dhjetorin e kaluar. Në verën e 2019 francezi ka lënë skuadrën e Cholo Simeone duke preferuar mundësinë të mësonte një tjetër stil loje tek Barcellona e ndoshta të provonte të fitonte dicka më shumë. Tifozët e Colchoneros nuk e pritën mirë dhe e kanë sulmuar sulmuesin gjatë nxemjes në Wanda e edhe gjatë garës kënduan kore që nuk i uronin më të mirën ish-lojtarit të tyre të preferuar.

“DUHET TË VDESËSH” – Emri i vandalizuar jashtë stadiumit e fjalë të rënda në fushë. Publiku i Wanda i ka rezervuar një pritje të shëmtuar ish-sulmuesit: “Duhet të vdesësh”. Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Atletico rrezikon të paguajë rëndë sjelljen e tifozëve të tyre: gjykatësi ka marrë vendimin për të dënuar Colchoneros me një gjobë prej 12.000 euro si pasojë e fyerjeve të drejtuara francezit dhjetorin e kaluar në rastin e ndeshjes për javën e 15 të Liga.

SHËNJESTRA – Sipas shtypit spanjoll, Griezmann i është uruar vdekja disa herë në mbrëmjen në të cilën është kthyer në Wanda Metropolitano për herë të parë si kundërshtar. Komiteti i Kompeticionit ka hapur një fashikull të jashtëzakonshëm në lidhje me denoncimin e bërë direkt nga Federata spanjolle e nga Liga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *