• |
ide | kryesore

Skandal në Bundesliga: emërohet trajneri i vitit, ditën tjetër e shkarkon

Sport



Vetëm një ditë më parë Fortuna Düsseldorf e kishte “vlerësuar” teknikun Friedhelm Funkel si trajnerin e vitit në qytet. 13 orë më pas, e ka shkarkuar, duke e zëvendësuar me ish-teknikun e Malmoe Uwe Rösler. Përfundon kështu marrëdhënia me Funkel, një trajner me një karrierë prej 11 skuadrash, 6 promocionesh në Bundesliga e më shumë se 500 pankina.

Kontrata e Funkel me Fortuna ishte rinovuar deri në 2021 pak para Krishtlindjes. Por pas humbjeve me Bremen e Leverkusen në fillim të gjysmës së dytë të sezonit, pas pauzës dimërore, aventura e tij ka patur një fund të hidhur.

Tani klubi i beson Uwe Rösler, një trajneri pa përvojë në Bundesliga që, në këtë pikë, duhet të përballojë luftën për të mos rënë. Friedhelm Funkel kishte mbërritur në Dusseldorf në sezonin 2015/16 pas javës së 26. Në momentin që mori detyrën, Fortuna ishte në zonën e rënies në Bundesliga 2. Dy sezone më pas, klubi u ngjit në Bundesliga si kampion i divizionit të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *