• |
ide | kryesore

Shakira dhe Jennifer Lopez, gati për Super Bowl

Paparazzi, Slider



Super Bowl është spektakli më i madh sportiv i vitit në Amerikë. Ky kompeticion quhet NFL ose siç njihet ndryshe Liga e Futbollit amerikan.

Për herë të parë në historinë e Super Bowl, në pjesën e parë të ndeshjes do të performojnë dy këngëtare latine me famë botërore- Jennifer Lopez dhe Shakira. Duke qenë se kampionati do të mbahet në Majami dhe 70% e popullsisë është latine, pjesëmarrja e artisteve nuk është rastësi. Lopez tha se nuk ishte vetëm “super e emocionuar”, por ajo gjithashtu besonte se NFL donte të bënte një “deklaratë” përmes pjesëmarrjes së saj. Jennifer shtoi se ishte shumë e lumtur që po bëhej pjesë e një lëvizjeje të re të përfshirjes së femrave. Shakira ka bërë një deklaratë të ngjashme ku ka thënë që performanca e saj gjatë NFL “është gjëja e duhur për të bërë për komunitetin latin” dhe se kjo do jetë “një mundësi për të promovuar kulturën e tyre”.

Ajo që filloi si një performancë muzikore nga një grup kolegjistësh që marshonin, u kthye në eventin kulturor më të ndjekur të muzikës pop. Që prej momentit kur NFL filloi të përfshijë tema, të sjellë sponsora korporatash dhë performanca muzikore në skenë, ai u bë spektakli më i përfolur dhe më i analizuar i ditëve të sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *