• |
ide | kryesore

Igli Tares i shkon udhëtimi bosh: Chelsea nuk lëshoi Giroud për një motiv të qartë

Sport



Shumë zhurmë për asgjë. Titulli i një filmi që i shkon për shtat telenovelës për Olivier Giroud. Sulmuesi francez mbeti tek Chelsea me Lazio, Inter e Tottenham që duhet të pajtohen me situatën. Në orët e fundit të merkatos Blues, në vështirësi për të gjetur një zëvendësues për sulmuesin, kanë bërë hapa prapa duke e hequr në fund sulmuesin francez nga merkato. Pas veprimit të klubit londinez ka ardhur edhe konfirmimi nga Frank Lampard në konferencë shtypi. “Të gjithë e dimë se kishte klube të interesuar për të – ka thënë tekniku londinez – Nuk është larguar e sa për merkaton, pa të larguar nuk ka afrime”.

E kotë, në këtë pikë, rruga e bërë nga drejtori sportive i Lazio Igli Tare, në tentativë për të rrëmbyer sulmuesin në ditën e fundit të merkatos. Bardhekaltrit kishin një akord me lojtarin (dy vjet e gjysëm për 2.5 në sezon). E kotë edhe tentativa e fundit e Inter e Tottenham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *