• |
ide | kryesore

Maluma konfirmon ardhjen në Tiranë

Paparazzi, Slider



Maluma ka konfirmuar datën e koncertit.Në një video ku tregon datat e turit botëror shihet edhe emri i Tiranës.

Pas koncertit në Selanik, këngëtari do të vijë në Shqipëri për të festuar bashkë me ne festën e Ditës së Verës.Deri tani janë zbuluar disa detaje nga koncerti i tij, mes tyre edhe çmimi i biletave. Shifrat variojnë nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.

Maluma është ndër këngëtarët më të suksesshëm të momentit dhe duke parë se si ai ‘tërbon’ fansat në të gjithë botën, mezi po presim të na vijë në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *