• |
ide | kryesore

Koronavirus rrezikon Tokyo 2020: Jemi të shqetësuar”

Sport



Shpërndarja e epidemisë së koronavirus tremb Olimpiadën verore në program pas më pak se 6 muajsh. Shefi i komitetit organizator të Tokyo 2020, Toshiro Muto, ka folur gjatë një mbledhje me drejtuesit e Komitetit paralimpik ndërkombëtar. “Jam seriozisht i shqetësuar – ka thënë ai – për shpërndarjen e sëmundjes infektive, që mund të krijojë problem në rrugën drejt Lojërave. Shpresoj që virusi të eleminohet sa më shpejt”. Por nuk ka plane për të anulluar Olimpiadën momentalisht, ka bërë të ditur Cio.

Edhe Saburo Kaëabuchi, kryetar i Fshatit ku do të akomodohen 11.000 atletë, ka shfaqur shqetësimin e tij. “Shpresoj vërtetë që sëmundja infektive të zhduket në ndonjë mënyrë për të mundur të administrojmë pa probleme Paralimpiadën e Olimpiadën”, ka thënë ai. “Në rastin më të keq, do të bëjmë më të mirën për atletët në mënyrë që të mund të përqendrohen në përfaqësimet më të mira”.

Por problemet shtohen cdo ditë që kalon. Disa evente të kualifikimit olimpik janë anulluar ose transferuar. Kufizimet e udhëtimeve do të shtojnë kaosin. E megjithatë në Japoni nuk ka patur viktima nga epidemia. “Po përballemi me cdo lloj problemi, mes të cilave infeksioni nga koronavirus, siguria informatike e sistemet e transportit”, ka deklaruar Toshiaki Endo, zëvendë presidenti i komitetit organizator të Lojërave në një konferencë shtypi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *