• |
ide | kryesore

Atletja amerikane gjendet pa jetë në banesën e saj: Tori Bowie, nënkampione olimpike në Rio, ishte 32 vjeç

-Instant, Sport
Bowie



Bota e atletikës është tronditur nga një humbje e papritur. Sprinterja amerikane Tori Bowie, është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare. Në Rio 206 ajo u shpall nënkampione olimpike në 100 metra e mori edhe medaljen e bronztë në 200 metra. Boëie ishte dy herë fituese e medaljes së artë në stafetë në Olimpiadë dhe në Kampionatin Botëror 2017, ku u shpall edhe kampione bote në 100 metra. Shkaqet e vdekjes së sprinteres ende nuk janë sqaruar. Sipas asaj që u mësua nga mediat amerikan, Tori Bowie u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Florida.

“Jemi të shkatërruar që duhet të ndajmë lajmin e trishtuar për vdekjen e Tori Bowie – nënvizoi agjencia e saj Icon Management -. Kemi humbur një klient, një mike të dashur, një vajzë dhe një motër. Tori ishte një kampione, një fener drite që shkëlqeu kaq shumë”.

Lexo më tej: Video/ Skenë prekëse në Botërorin e atletikës: heq dorë nga gara për të ndihmuar atletin e rraskapitur

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit të hidhur ka reaguar edhe atletja tjetër amerikane, që në Rio 2016 mori medaljen e bronxtë, pas Bowie: “Më thyhet zemra për familjen e Tori. Një rivale burim drite. Energjia dhe buzëqeshja jote do të jenë gjithmonë me mua,” shkroi Shelly-Ann Fraser-Pryce.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *