• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu sot në skenën e Sanremos me një monolog dhe një këngë

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e sotme do të transmetohet nata e tretë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, ku do të prezantojë për herë të parë një moderatore shqiptare.

Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për “Opinion.al”, duke zbuluar programin e saj për sonte.

E pyetur nga gazetari Drini Zeqo se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:

“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”

Gjithashtu ajo shtoi:

“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…”

Drini e këshilloi me humor të mos ndërronte shumë fustane sonte, ndërsa Alketa ia ktheu:

“Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.”

Siç moderatorja ka treguar edhe më herët, sot do të jenë në publik bashkëshorti dhe vajza e saj, të cilët do të duartrokasin nga afër suksesin e Alketës, e cila bëri realitet ëndrrën që kishte prej vitesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *