• |
ide | kryesore

Partizani i treti, por Sormani ka motiv për tu shqetësuar: një penallti naive fundos Flamurtarin

F1, Sport, Video



Kundër Flamurtarit në Selman Stërmasi bën detyrën Partizani, që me 2-0 e arritur siguron fitoren e dytë radhazi, kundër dy vendeve të fundit në renditje. I treti tashmë Partizani, edhe pse raporti me kreun nuk ndryshon: Sormani mund të marrë frymë, por java e ardhshme vendos shumë në Kupë e kampionat…

Rrapaj në minutën e dytë ishte momenti i vetëm i rrezikshëm në pjesën e parë, ndërsa kryeqytetasit nuk është se bënë shumë dhe për më tepër nuk e kanë zgjidhur sindromën gol për sulmuesit e tyre. Sulmuesi që u zhbllokua pas katër muajsh thatësirë ndaj Luftëtarit, impresionohet nga Mocka në të 31 duke cuar dëm asistin e Bardhit e duke i cuar skuadrat në pushim në ekuilibër të plotë.

Gjithësesi për të zhbllokuar ndeshjen duhej 11 metërshi i minutës së 60′ në kontaktin mes Muçollarit e Solomon. Nuk gabon Çinari në mundësinë e paraqitur dhe për Partizanin tani është fare e thjeshtë. Pa presionin e rezultatit të kuqtë janë fluidë në fushë dhe goli është cështje kohe. Trashi në të 72 vendos qetësinë për Sormanin me një të majtë që befasoi Mockën.

Fitore, por Sormani ka arsye për të qenë i shqetësuar ende. Skuadra e tij ka luajtur për pjesën më të madhe të ndeshjes nën ton dhe pati nevojë për një penallti naive të shkaktuar nga Muçollari, për të vënë përfund Flamurtarin në Selman Stërmasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *