• |
ide | kryesore

Saimir Taullau i përgjigjet OFL për pasurinë

Lajme, Të fundit



Saimir Taullau i shoqëruar nga avokati i Detar Hysi ka dorëzuar dokumentacionin e pasurisë pranë zyrave të OFL-së. Taullau brenda afatit prej 48 orësh nga koha e dorëzimit të kërkesës nga OFL, ka bërë gati formularin vetedeklarimit të pasurisë. Ndërkohë nje dite me parë në kuadër të operacionit Forca e Ligjit iu sekuestrua makina tip Nisan Patrol e vitit 2018 e blere në shumën 150 mijë euro. Ndërsa sipas burimeve ai ka në emrin e tij vetëm një biznes blegtoral.

50-vjeçari nga Lushnja njihet si biznesmen në zonë, ndërkohë që i ka shpëtuar për mrekulli disa atentateve. Më i fundit iu bë në nëntor të vitit 2018 ku ndaj lokalit të tij u qëllua me breshëri automatiku duke mos shkaktuar dëme në njerëz.

Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut, të vrarë në vitin 2005 nga banda e Aldo Bares. Baki Taullau u ekzekutua nga Leonard Prifti, i njohur edhe si “Çibuku” në verën e vitit 2005 pasi kishte shkuar për të festuar kthimin në pushtet të Partisë Demokratike. Shoqëruesit e Baki Taullaut hapën zjarr duke e vrarë në vend “Çibukun”, i cili ishte një ndër killerat më të frikshëm të Aldo Bares.

Në dëshminë pas vrasjes së vëllait, Saimir Taullau deklaroi se i kishin paguar disa herë gjoba grupit të Aldo Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka pasur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Ndërkohë të hënën pritet që të shkojë në SPAK dosja e pasurisë së Lulzim Berishës./abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *