• |
ide | kryesore

“Rocchi gaboi sfidën Champions me Chelsea”: Ajax mund të kërkojë 12 milionë euro

Sport



Chelsea-Ajax luajtur në nëntor krijoi shumë debate lidhur me arbitrimin e Gianluca Rocchi: ndeshja e Champions League, përfundoi 4-4, pas kartonave të kuq për Blind e Veitman në aksionin që coi në penalltinë në favor të londinezëve. Tani, sipas asaj që bën të ditur De Telegraaf, Uefa ka pranuar informalisht gabimin teknik të Rocchi aq sa hollandezët, të eleminuar nga Champions, mund të kërkojnë një dëmshpërblim prej 12 milionë euro.

Aksioni i inkriminuar ndodh me rezultatin 4-2 për Ajax: Chelsea fitoi një penallti e Veltman u ndëshkua me karton të kuq për faull brenda zonës, Rocchi tregoi kartonin e dytë të verdhë edhe për Blind për një ndërhyrje të mëparshme të parregullt. Sipas rregullores, pòr, arbitri duhet të ndërpriste lojën në momentin e kartonit të kuq për Blind. Kështu, nuk do të ndodhte as penalltia e as kartoni i kuq për Veltman.

Gabimi teknik është pranuar në mënyrë informale në një takim të Uefa-s në Majorka ku janë vizionuar raste të ndryshme arbitrale, mes tyre edhe ai i Chelsea-Ajax. Lajmi mbërriti në veshët e hollandezëve që, për atë gabim, kanë humbur 12 milionë të ardhura të mundshme. Edwin Van der Sar, drejtori i përgjithshëm i Ajax, ka deklaruar se klubi nuk dëshiron të shkojë më tej: “Të ndërmarrim një aksion ligjor me Uefa-n do të ishte e kotë dhe pa shpresë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *