• |
ide | kryesore

Izmir Smajlaj e Luiza Gega kampionë Ballkani: shqiptarët shkëlqejnë në Stamboll

Sport



Izmir Smajlaj ia doli përsëri: kampion ballkani në turneun e sallave të mbyllura në Turqi. Atleti shkodran nuk ka zhgënjyer pritshmëritë duke shkëlqyer sërisht në kërcim së gjati, me një hedhje 7.91 metra, që ka lënë pas çdo kundërshtar.

Dy medalje të arta dhe një e bronztë. Ky është bilanci i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura në atletikë, që të shtunën është zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Medalja e parë ka ardhur nga Izmir Smajlaj, i cili ka zënë vendin e parë në kërcim së gjati me 7.91 metra. E arta e dytë ka ardhur nga Luiza Gega në 3000 metra, e cila me 8’55”45 zuri vendin e parë duke marrë kështu të shtatën e artë në Ballkaniada që nga 2013-ta.

Ndërkohë e bronzta ka ardhur nga David Nikolli në 1500 metra me 3’50”42, kurse keqardhja më e madhe ka qenë faulli ndaj Franko Burrajt në 400 metra, që me 47”04 do të ishte i pari në 400 metra duke dhënë dhe rekord kombëtar për atletikën shqiptare. Por përtej protestës së tanëve, Burraj ka shkelur vizën e korsisë tjetër. Të gjithë atletët tanë të dielën do të marrin pjesë në mitingun ndërkombëtar në Stamboll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *