• |
ide | kryesore

Neymar tërbon Psg: shkon në një event mode, në vend të rikuperojë për Champions

Sport, Video



Neymar nervozon sërisht Paris Saint-Germain me sjelljet e tij. Pikërisht kur u duk se kaloi thyerjen e mardhënieve me francezët, për gjithë situatën e merkatos në verë me dëshirën për të shkuar tek Barcelona, braziliani kthehet problematik për ambjentin parisien. Pasi ka munguar për shkak dëmtimi në ndeshjet e fundit të PSG, përfshirë atë në ditën e tij të ditëlindjes, asi brazilian është ende në dyshim për ndeshjen e ardhshme të Champions League kundër Borussia Dortmund.

O’Ney duhet të ishte i impenjuar në rehabilitimin e tij për tu kthyer në dispozicion të Tuchel e ti japë një ndihmë shokëve, por sic duket mendimi i tij ka qenë tjetër. Sipas asaj që bën të ditur AS, në fakt, Neymar ka qenë prezent në një takim mode në Gjermani, në Düsseldorf duke tërbuar drejtuesit e lartë të klubit francez. Shoqëria nuk e ka marrë mirë udhëtimin e sulmuesit, sepse do të preferonte që ai të qendronte në Paris e të stërvitej për tu kthyer në fushë për ndeshjen e Champions. Në orët e fundit edhe tekniku Tuchel kishte treguar pakënaqësitë e tij në lidhje me mungesën e sigurisë për prezencën ose jo të lojtarit për sfidën e Kupës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *