• |
ide | kryesore

Raiola i mbyll gojën Solskjaer: “Pogba nuk është i imi, por as i burgosur”

Sport



I lodhur nga zërat e merkatos përreth Paul Pogba, Ole Gunnar Solskjaer ka shpërthyer kundër Mino Raiola: “Pogba është një lojtar i yni, jo i Raiola”. Pak orë më vonë ka ardhur edhe përgjigjia e menaxherit të francezit. “Paul nuk është i imi e sigurtë se nuk është ai i Solskjaer, Paul është i Paul Pogba – ka shkruar në Instagram – Shpresoj që Solskjaer nuk kishte ndërmend të tregonte se Paul është i bugosuri i tij. Mendoj që ka të tjera gjëra për tu preokupuar”.

Me një postim të gjatë në Instagram ka ardhur replica e ashpër e Raiola për teknikun e Manchester United. Një carje, duke parë tonet, vështirë të qepet e që con gjithnjë e më larg Anglisë Pogba. “Paul nuk është i imi e sigurisht nuk është pronë e Solskjaer, Paul është i Paul Pogba. Nuk mund të zotërohet një qenie njerëzore prej shumë kohësh si në Mbretërinë e Bashkuar si kudo – ka shkruar menaxheri I fuqishëm -. Shpresoj që Solskjaer nuk kishte ndërmend të tregonte që Paul është i burgosur. Por përpara se Solskjaer të komentojë atë që them, duhet të informohet më mirë mbi përmbajtjen e asaj që është thënë. Jam një qytetar i lirë që mund të mendojë dhe shprehë idetë e tij. Deri tani ndoshta jam treguar shumë i sjellshëm me të. Solskjaer duhet të kujtojë gjërat që i ka thënë në verë Paul. Mendoj se Solskjaer mund të jetë në siklet për shumë motive e tani është në konfuzionin e problemeve të tij. Mendoj se Solskjaer ka gjëra të tjera për tu shqetësuar. Të paktën nëse do të isha në vend të tij do ta bëja”.

View this post on Instagram

Paul is not mine and for sure not Solskjaer’s property, Paul is Paul Pogba’s. You cannot own a human being already for a long time in the UK or anywhere else. I HOPE Solskjaer DO NOT WANT TO SUGGEST THAT PAUL IS HIS PRISONER. ⠀ ⠀ BUT BEFORE Solskjaer makes comments about things I say he should inform himself better about the content of what has been said. ⠀ ⠀ I am a free citizen who can think and express my thoughts. Until now I was maybe to nice to him. Solskjaer should just remember things that he said in the summer to Paul. ⠀ ⠀ I think Solskjaer may be frustrated for different reasons and is now mixing up some issues. ⠀ ⠀ I think that Solskjaer has other things to worry about. ⠀ AT LEAST IF I WAS HIM I WOULD.

A post shared by Mino Raiola (@minoraiola) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *