• |
ide | kryesore

Meta i kthehet ashpër Ulsi Manjës: Zëdhënës i “Dosjes së Dibrës”

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës ka vijuar tonet e ashpra ndaj mazhorancës. Pas kauzave të forta ndaj kryeministrit Rama, ministres së shtetit për parlamentin Spiropali dhe atit të Brendshëm, Lleshaj në mbrëmje radha ka qenë e kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja që drejton edhe komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit. Në një postim në Facebook të zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi ai e etiketon Manjën si “zëdhënësi i dosjes së Dibrës”.

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!” – shkruan Blushi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Lëvizja e Metës/ Një miting kundër Bashës më shumë sesa kundër Ramës

Meta shigjeton Sandër Lleshajn: “Qetësohu “Gjenerali” nën poture”

Presidenca i përgjigjet Elisa Spiropalit: Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE?



2 Comments

  1. Zoti president a ta lepi pak zoti president? Me leje i nderuar president. Pjese nga roli I ulsiut ne teatrin e shkarkimit te presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *