• |
ide | kryesore

Shifrat e çmendura të Haaland, askush si ai: “Bukur të shënosh, por duhet të përmirësohem”

Sport



Një perfeksionist i vërtetë, edhe pse vetëm 19 vjec. Pavarësisht dygolëshit të shënuar ndaj Psg, Erling Haaland nuk kënaqet me përfaqësimin super që e ngjiti në kuotën e 10 golave në shtatë prezenca në Champions League. “E di që duhet të përmirësohem akoma, u pa edhe dje – deklaroi sulmuesi i Dortmund -. Duhet të vazhdoj të punoj fort”. “Nuk është kurrë mjaftueshëm, gjendem mirë në këtë kompeticion, por duhet të punoj akoma – shtoi ai -. Goli i dytë? Nuk mendova gjatë, thjesht shijova momentin. Është bukur kur shënon një gol të tillë”.

Sipas Haaland megjithatë ndeshja e vajtjes kundër Psg nuk ishte perfekte për Borussia Dortmund. “Pësuam një gol, duhet ta ruanim portën të paprekur – ka saktësuar sulmuesi gjithnjë i kujdesshëm tek detajet – Duhet të luftojmë nën këtë aspekt, tani të shohim cfarë ndodh në kthim”. Ndërkohë, shifrat personale të 19 vjecarit janë impresionuese. Në këtë edicion të Champions League, norvegjezi ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje. Një arritje e cmendur, të paktën katër ndeshje më i shpejtë se cilido lojtar tjetër i historisë së kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Golat sezonale të “Terminator” Haaland janë për rekord. Nga qershori 2019 në janar 2020, me fanellën e Salzburg, sulmuesi 19 vjecar ka shënuar 16 gola në 14 ndeshje në kampionat, 4 gola në 2 prezenca në kupat kombëtare e 8 në gjashtë gola në Champions. Statistika të cilave i shtohen golat e realizuar nga janari 2020 me fanellën e Dortmund (8 në 5 prezenca në Bundesliga, 1 në 1 prezencë në Kupës e Gjermanisë, e 2 në 1 prezencë në Champions). Për një total kompleksiv prej 40 golash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *