• |
ide | kryesore

Wenger kërkon të ndryshojë pozicionin jashtë loje: kthehet “drita” mes lojtarëve

Sport



Në kohën kur modaliteti i aplikimit të sistemit VAR mbeten tema e nxehtë (sidomos për faullet me dorë), ka nga ata që mendojnë të ndryshojnë rregullin e pozicionit jashtë loje, duke u kthyer pas në kohë për të evituar situate në limit. Arsene Wenger, tashmë drejtues i FIFA, ka ndërmend të ndryshojë konceptin e dritës, pra një distancë minimale mes mbrojtësit e sulmuesit, për të dekretuar një situatë pozicioni jashtë loje.

Propozimi i ish-teknikut, aktualisht Chief of Global Football Development në FIFA (sektori që merret me rregullat e futbollit), ka si synim të evitojë të gjithë situatat në limit, kur një pozicion jashtë loje thërritet ose jo për punë milimetrash, ndonjëherë gjysëm këmbe.

Idea e Wenger, sipas asaj që bën të ditur Times, do të diskutohet në rastin e mbledhjes së Këshillit Ndërkombëtar të IFAB në 29 shkurt e ka marrë aprovimin e presidentit të Uefa Ceferin që jo më larg se dy muaj më parë kishte pranuar: “Duhet një tolerancë 10-20 centimetra në pozicionin jashtë loje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *