• |
ide | kryesore

Hazard dëmtohet përsëri: humb City-n e Klasiken, ndoshta edhe sezonin

Sport



Një rrëzim i keq në fushë për Eden Hazard e tjetër ndalesë me kohët për tu përcaktuar. Belgu ka dalë dukshëm duke caluar në minutën e 67′ të Levante-Real Madrid. Në pankinë vuri akull mbi kaviljen e djathtë e pas ndeshjes Zidane ishte shumë pesimist: “Është dicka më tepër se thjesht një goditje, e pikërisht në zonën që dëmtoi në vjeshtë. Duket keq”. Mjekët paraditen e sotme kanë konfirmuar këputjen e re të kreshtës së peronit e, edhe pse nuk kanë dashur të japin kohë për rikuperimin, në gazetat spanjolle flitet për të paktën dy muaj.

Hazard ishte i dëmtuar për 83 ditë pasi u godit nga bashkëkombasi i tij Meunier në sfidën e 26 nëntorit mes Madrid e Psg. Belgu, 29 vjecar, u ble në verë nga Chelsea për 100 milionë euro plus 30 variabël. I mbërritur mbipeshë, që e pranoi vetë, sezoni i Hazard është kondicionuar nga një dëmtim muskular e tani nga fraktura e peronit.

Me Madrid belgu ka qenë titullar në 14 ndeshje nga 36 e ka përfunduar vetëm 3, duke shënuar vetëm një gol, përballë Granada në tetor. Tani do të humbasë me siguri ndeshjet vendimtare të kësaj jave kundër City e Barça, por nëse konfirmohet ndalimi prej dy muajsh i gjithë sezoni do të kompromentohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *